☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $74,938 ▼ -1% ETH $2,301 ▼ -2.19% XRP $1.4186 ▼ -0.66% SOL $85.3900 ▼ -0.92%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
19 Apr 2026
Breaking
Amerika

Obama: Kemi torturuar disa njerëz, kemi bërë gjëra kundër vlerave tona

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë konferencës së përjavshme, ka folur edhe për taktikat që janë përdorur kundër terroristëve të 11 shtatorit.

obamasi

Ai ka thënë se “kanë bërë disa gjëra që kanë qenë gabim”.

“Menjëherë pas 11 shtatorit, kemi bërë disa gjëra që ishin gabim. Kemi bërë një mori gjërash që ishin drejt, por edhe kemi torturuar disa njerëz. Kemi bërë gjëra që janë kundër vlerave tona”, ka thënë Obama.

Presidenti Barack Obama pranoi të premten se Shtetet e Bashkuara “kanë torturuar disa njerëz”, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, por i paralajmëroi  që njerëzit nuk duhet të nxitohen me gjykime.

Zoti  Obama pranoi se agjentët amerikanë të zbulimit kanë bërë veprime që binin në kundërshtim me vlerat amerikane, por shtoi se zyrtarët e sigurisë nuk e dinin në se një sulm tjetër terrorist ndaj SHBA do të ndodhte menjëherë dhe se ata ishin nën një presion të jashtëzakonshëm.

Presidenti i kërkoi  amerikanëve të mos jenë shumë “moralizues” sot lidhur me situatën që ekzistonte në vitin 2001.

 Zoti Obama foli ndërsa pritet që përfundimet e një raporti të Senatit amerikan të bëhen të vlefshme për publikun. Në raport bëhet fjalë me sa duket mbi trajtimin e ashpër të të dyshuarve për terrorizëm nga CIA, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

CIA është akuzuar prej kohësh për praktika brutale dhe tortura në zbatimin e atyre që ajo i ka quajtur “teknika intensive të të marrit në pyetje”.

Zoti Obama i ndaloi këto veprime pasi erdhi në pushtet në vitin 2009, por ka shmangur përdorimin e fjalës “torturë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.