☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 90.15 ▲3.82%
ARI 4,098 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,664 ▼ -0.61% ETH $1,926 ▼ -0.26% XRP $1.1337 ▼ -0.43% SOL $77.7300 ▲ +0.01%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 90.15 ▲3.82 % ARI 4,098 ▼1.31 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 90.15 ▲3.82 % ARI 4,098 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Arte

Opera “Rozafa”, premierë botërore në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit

Mbrëmjen e djeshme, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP), u shfaq premiera botërore e operës “Rozafa”, një vepër që sjell në skenë një nga legjendat më të fuqishme të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Me muzikë të Ndoc Pistullit, libret të Zef Zorbës dhe orkestracion nga Gridi Kraja, opera ndërthur fuqinë e mitit me emocionin e muzikës, duke krijuar një përjetim artistik ku historia, legjenda dhe skena bashkohen në një tërësi të veçantë.

Shfaqja u drejtua muzikalisht nga Gridi Kraja, ndërsa regjia dhe skenografia mbajnë firmën e Andis Gjonit. Në role interpretuan solistët Nina Muho, Denis Skura, Armando Likaj, Solen Alla dhe Bledar Domi, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së.

Opera “Rozafa” ka një histori të veçantë krijimi. Kompozitori shkodran Ndoc Pistulli, një talent i rrallë me vesh absolut, u bë pjesë e operës së parë shqiptare, “Mrika”, që në moshën 16-vjeçare si pianisti i saj i parë. Vetëm në moshën 25-vjeçare ai nisi kompozimin e operës “Rozafa”, një vepër që, pas dekadash, u ngjit për herë të parë në skenë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për artin lirik shqiptar.

Premiera botërore e “Rozafës” përfaqëson një rikthim të çmuar të një krijimtarie të mbetur për vite jashtë skenës dhe një homazh për trashëgiminë muzikore e kulturore shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.