☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,872 ▲ +0.94% ETH $2,684 ▲ +0.72% XRP $1.4879 ▲ +1.59% SOL $119.8000 ▲ +1.65%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Orët e fundit të Liam Payne, publikohen pamje të reja para vdekjes tragjike

Janë bërë publike detaje dhe pamje të reja nga orët e fundit të jetës së këngëtarit britanik Liam Payne, i cili humbi jetën tragjikisht në tetor të vitit 2024 në Buenos Aires, Argjentinë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Daily Mail, autoritetet argjentinase kanë mbledhur rreth 3,000 fotografi, dokumente, dëshmi dhe materiale hetimore, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë së hotelit CasaSur Palermo, ku qëndronte këngëtari.

Në disa prej pamjeve, Payne shihet duke lëvizur në ambientet e hotelit, duke biseduar me punonjësit dhe duke kaluar kohë me dy gra në holl. Një tjetër video e tregon atë duke u lëkundur në një shtyllë jashtë hotelit një natë para vdekjes. Dokumentet tregojnë gjithashtu se Payne kishte komunikuar me njërën prej grave mëngjesin e 16 tetorit dhe i kishte dërguar asaj një fotografi.

Liam Payne, ish-anëtar i grupit One Direction, ndërroi jetë më 16 tetor 2024, në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij në katin e tretë të hotelit.

Hetimet dhe raportet toksikologjike treguan se në organizmin e këngëtarit u gjetën substanca të ndryshme, përfshirë kokainë, dhe një medikament qetësues të klasës së benzodiazepinave. Në raportime u përmend gjithashtu “pink cocaine”, një përzierje që mund të përmbajë substanca të tilla si ketamina, MDMA dhe metamfetamina.

Sipas hetimeve të publikuara pas vdekjes së tij, Payne mund të ketë qenë duke tentuar të largohej nga dhoma përmes ballkonit në momentin e rënies.
Pas vdekjes së këngëtarit, autoritetet argjentinase nisën një hetim dhe në muajt pasues u ngritën akuza ndaj pesë personave. Mes tyre ishin menaxherja e hotelit, Gilda Martin, recepsionisti Esteban Grassi dhe miku i Payne, Rogelio “Roger” Nores, të cilët u përballën me akuza për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë, Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra u akuzuan për furnizimin e Payne me drogë.

Në shkurt të vitit 2025, akuzat ndaj Nores u hoqën. Edhe akuzat ndaj Martin dhe Grassi u rrëzuan më vonë. Paiz dhe Pereyra vijojnë të përballen me procedurat gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.