☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.22 ▼1.52%
ARI 4,056 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,340 ▼ -0.71% ETH $2,328 ▼ -1.12% XRP $1.3025 ▼ -1.91% SOL $100.6300 ▼ -1.3%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.22 ▼1.52 % ARI 4,056 ▲0.11 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.22 ▼1.52 % ARI 4,056 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE, teston 600 punonjës në filialin e Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur testimin e punonjësve për formimin teorik dhe praktik të tyre, për punën që kryhen në lidhje me pajisjet elektrike, etj.

OSHEE Tiranë, ka testuar deri më tani 400 punonjës, kryesisht elektricistë, verifikues matjesh, analist të dhënash, etj,.

Drejtori për Rajonin e Tiranës, Klevis Jahaj, bën të ditur se testimet do të vijojnë, dhe brenda kësaj jave nisin për 200 punonjësit e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkave.

“Qëllimi është për të identifikuar, jo vetëm përputhshmërinë me profilin që kanë marrë përsipër të realizojnë pranë OSHEE,  por dhe për të parë nevojën për trajnime të mëtejshme. Nëse ka punonjës që nuk janë në përputhshmëri me kërkesat e kompanisë, pa diskutim do të ketë dhe vendimmarrje me largime nga puna”, deklaron Jahaj.

Faza e dytë e testimit do të përfshijë pozicionet në nivele menaxheriale, përputhshmëria e pozicionit të punës me arsimimin. I gjithë procesi për Tiranën pritet të mbyllet brenda muajit Nëntor, dhe se pritet të shtrihet në të gjitha drejtoritë rajonale.

Sikurse deklaroi dy javë më parë, Administratori i Përgjithshëm Adrian Çela, kur shpalli publikisht konkursin për 11 vendet në pozicion “drejtor rajonal”, kompania e shpërndarjes ka nisur testimet e para për punonjësit e terrenit.

Reforma te burimet njerëzore, hapi i radhës dhe kryesor, pas stabilizimit të treguesve ekonomik të kompanisë, konsiderohet mjaft i rëndësishëm dhe do të vijojë të shoqërohet me ndryshime të vazhdueshme, në kuadër të ligjit të ri për energjinë elektrike që sjell ndryshime strukturore në mënyrën e menaxhimit të kompanisë OSHEE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.