☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.77 ▲0.75%
ARI 4,024 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,795 ▼ -3.15% ETH $2,269 ▼ -3.89% XRP $1.2473 ▼ -6.06% SOL $96.7000 ▼ -5.62%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.77 ▲0.75 % ARI 4,024 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Pa nënkalime e mbikalime, banorët kalojnë mes për mes autostradës

Prania e këmbësorëve në autostrada dhe akse nacionale vijon të mbetet një shqetësim serioz për sigurinë rrugore në Fier, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e aksidenteve.

Akset më problematike janë Lushnjë-Rrogozhinë dhe Lushnjë-Fier. Në këto rrugë, që janë nyje të rëndësishme të qarkullimit rrugor, edhe numri i aksidenteve me këmbësorë është i lartë.

Në mungesë të rrugëve të sigurta për kalim, banorët detyrohen të lëvizin mes për mes rrugës, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të drejtuesve të mjeteve. Në Golem, Zhamë dhe Konjat të Lushnjës, siç shihet nga pamjet, banorët hipin mbi trafikndarësen e rrugës për të kaluar mes për mes në krahun tjetër, aty ku shpejtësia e lejuar e makinave është 90 km në orë, shkruan Vizion Plus.

Ata thonë se kështu veprojnë dy herë në ditë, për të shkuar nga shtëpia në tokat bujqësore dhe anasjelltas. Mbikalimet janë shumë larg, ndërsa nënkalime nuk ka.

Situata bëhet edhe më problematike nga shitësit ambulantë që ushtrojnë aktivitetin buzë rrugëve nacionale, si në aksin Lushnjë–Çermë. Të vendosur shumë pranë korsive të qarkullimit, ata jo vetëm rrezikojnë veten, por krijojnë edhe shpërqendrim për drejtuesit e mjeteve, duke shtuar mundësinë e aksidenteve.

Policia bashkiake ka ndërmarrë disa herë aksione për largimin e tyre, duke u dhënë urdhër për të liruar hapësirat pranë rrugës. Megjithatë, këto masa nuk kanë dhënë rezultat të qëndrueshëm.

Disa ditë më parë, Policia Rrugore në qarkun Fier ka gjobitur për herë të parë këmbësorët në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë me 1000 lekë për kalimin përmes rrugës.

Megjithatë, këto masa nuk e kanë zgjidhur problemin, përderisa mungojnë rrugët alternative. Deri atëherë, akset rrugore do të vijojnë të mbeten zona me rrezik të lartë për të gjithë përdoruesit e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.