☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,358 ▼ -1.51% ETH $2,246 ▼ -0.07% XRP $1.2486 ▼ -1.33% SOL $96.1600 ▼ -1.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Paga e 13-të në sektorin publik, Avokati i Popullit me opinion lidhur me kriteret e vendosura

Avokati i Popullit ka publikuar një opinion të tij lidhur me kriteret e vendosura në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me dhënien e pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Avokati i Popullit thekson se vendimet dhe kriteret administrative, të cilat nxirren për ta jetësuar një normë juridike, nuk mund ti zvogëlojnë të drejtat të cilat janë të përcaktuara shprehimisht me ligj.

Opinioni i Avokatit të Popullit:

Përmes këtij opinioni, Avokati i Popullit synon të ofrojë një analizë të përgjithshme të Vendimit nr. 02/07 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për dhënien e pagës së trembëdhjetë (13) dhe efekteve të krijuara nga zbatimi i tij, në dritën e respektimit të standardeve juridike që kanë të bëjnë me parimin e barazisë, proporcionalitetit, pritshmërisë legjitime, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së të drejtave të karakterit pasuror, të punonjësve që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Avokati i Popullit përmes këtij opinioni, vlerëson se përcaktimi normativ i pagës së 13-të, sikurse ka ndodhur me Ligjin Nr. 10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, në nenin 32, paragrafi 1, krijon pritshmëri legjitime për realizimin e saj si e drejtë subjektive, e karakterit pasuror, e cila ndërlidhet drejtpërdrejt me përcaktimet e nenit 1, protokollit 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNj).

Avokati i Popullit thekson se vendimet dhe kriteret administrative, të cilat nxirren për ta jetësuar një normë juridike, nuk mund ti zvogëlojnë të drejtat të cilat janë të përcaktuara shprehimisht me ligj, rrjedhimisht nuk mund të tejkalojnë përcaktimin ligjor, dhe të vendosin kritere të tjera duke ju cenuar subjekteve të drejtat e përcaktuara ligjërisht.

Avokati i Popullit konsideron se një veprim i tillë, sikurse ka ndodhur me Vendimin 02/07 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u cenon punonjësve që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës pritshmërinë legjitime dhe sigurinë juridike, të cilat janë elemente të rëndësishme të sundimit të ligjit.

Avokati i Popullit thekson se rregullimi normativ i pagës së 13-të duhet të sigurojë barazi mes përfituesve, përmes kritereve të qarta dhe të arsyeshme ligjore, dhe të cilat nuk cenojnë qëllimin për të cilin jepet paga e 13-të.

Avokati i Popullit konsideron se ky opinion mund të shërbej si këshillë për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, që në rastet e miratimit të akteve lidhur me pagën e 13-të, të kenë parasysh gjithë përfshirjen dhe trajtimin e barabartë për të gjithë punonjësit që i kanë plotësuar kushtet sipas përcaktimeve ligjore lidhur me përfitimin e pagës së 13-të. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.