☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,758 ▼ -0.81% ETH $2,480 ▼ -2.06% XRP $1.3434 ▼ -2.03% SOL $99.7700 ▼ -2.27%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Politika

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Me rritjen e kërkuar, diferenca me Presidentin shkon mbi 5 mijë euro. 470% më të larta se administrata

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në platformën X lidhur me kërkesën për rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke e cilësuar atë të pajustifikueshme në raport me pagat në administratën shtetërore dhe vendet e rajonit.

Rama thotë se aktualisht paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore dhe rreth 60% më e lartë se ajo e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, me rritjen e kërkuar, paga mesatare e gjyqtarëve do të kalonte edhe nivelet e pagave në Greqi, Rumani dhe Slloveni, ndërsa diferenca me administratën shqiptare do të arrinte në 470%.

Kryeministri ngre gjithashtu shqetësimin për raportin mes pagave të gjyqtarëve dhe drejtuesve të lartë të shtetit. Rama shton se në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor, diferenca do të ishte edhe më e madhe.

Sipas Ramës, pas rritjes së kërkuar, paga më e lartë në sistemin gjyqësor do të ishte mbi 5 mijë euro më e lartë se paga e Presidentit dhe rreth 6 mijë e 300 euro më e lartë se paga e ministrit.

“Sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare të administratës shtetërore; 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; më e lartë se në Kroaci, Bullgari apo Serbi…

Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më shumë…

Dhe nëse në të tëra vendet e tjera të rajonit, Europës dhe botës demokratike maja e piramidës së pagave në shtet është Presidenti, paga mesatare e rritur në rrugën jashtë parlamentit bëhet 1,000 euro më e lartë se paga e Presidentit dhe 2,200 euro më e lartë se paga e ministrit. Kjo për mesataren e gjithë trupës, se duke marrë nivelin më të lartë të pagës në sistemin gjyqësor sot, aktualisht, është gati 2000 Euro më shumë se e Presidentit dhe 3000 Euro më e lartë se e ministrit, po bashkë me rritjen?!.. Oh, aty pastaj shkon mbi 5000 Euro më e lartë se e Presidentit dhe 6300 Euro më shumë se e ministrit!”, shkruan Rama.

Reagimi vjen në një kohë kur kërkesa për rritjen e pagave të gjyqtarëve ka hapur debat mbi nivelin e pagave në sistemin e drejtësisë dhe raportin e tyre me pagat e funksionarëve të tjerë të lartë të shtetit.

Pak ditë më parë Gjykata Administrative vendosi të zhbllokojë pagat për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatën e Durrësit.

Por Rama tha se dyert e Thesarit të Shtetit i hap vetëm Kuvendi i Shqipërisë, që do të bëjë detyrën e tij në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ditën e enjte 17 shtator.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.