Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,641 ▲0.04%
DOW 51,697 ▼0.16%
NASDAQ 26,472 ▲0.2%
NAFTA 95.41 ▼1.87%
ARI 4,422 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,210 ▲ +6.07% ETH $2,626 ▲ +7.15% XRP $1.3992 ▲ +8.16% SOL $112.9600 ▲ +12.05%
S&P 500 7,641 ▲0.04 % DOW 51,697 ▼0.16 % NASDAQ 26,472 ▲0.2 % NAFTA 95.41 ▼1.87 % ARI 4,422 ▲0.5 % S&P 500 7,641 ▲0.04 % DOW 51,697 ▼0.16 % NASDAQ 26,472 ▲0.2 % NAFTA 95.41 ▼1.87 % ARI 4,422 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Politika

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

Përplasja për pagat e magjistratëve nuk është mbyllur me miratimin nga Kuvendi të formulës së re të propozuar nga socialistët.

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë paralajmëruar se do ta çojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa avokati Spartak Ngjela thotë se magjistratët nuk mund të përcaktojnë vetë pagën që do të marrin.

Sipas tij, edhe nëse drejtësia kërkon një nivel tjetër page, paratë dalin nga buxheti i shtetit dhe për këtë arsye vendimi duhet të kalojë përmes Parlamentit.

I ftuar në Report TV, Ngjela tha se pikërisht këtu mund të lindë një përplasje mes dy pushteteve: drejtësia mund të kundërshtojë formulën e miratuar për pagat, por Parlamenti është ai që miraton buxhetin dhe ligjet. Sipas Ngjelës, nëse përplasja arrin deri aty, është Kuvendi që ka në dorë të ndryshojë ligjin.

“Pagën nuk e kanë ata në dorë, e ka buxheti i shtetit dhe buxheti kalon përmes parlamentit. Ata mund ta rrisin pagën por nuk e marin dot sepse del nga buxheti. Pagat rriten me ligj jo me kërkesë. Ajo do shkojë në parlament por besoj që parlamenti do jetë dakord. Nuk mund të diskutohet vendimi i parlamentit. Do shkojë në parlament. Është domosdoshmëri. A ka një konflikt mes dy pushteteve? Unë nuk di të kemi deri tani, kjo ccështje mund të nxjerrë konfliktin por natyrisht që fiton pushteti parlamentar. Fiton ajo që ka shumicën në parlament. Nëse ata dalin kundër parlamentit , ai ndryshon ligjin. Ne jemi republikë parlamentare dhe çdo gjë vendoset nëpërmjet parlamentit”, tha Ngjela.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.