🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 18 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $64,005 ▲ +1.83% ETH $1,848 ▲ +0.94% XRP $1.0899 ▲ +0.47% SOL $74.9900 ▲ +0.6%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
18 Jul 2026
Breaking
Arte

Pandi Raidhi, aktori i mbi 230 roleve në teatër e kinematografi që krijoi personazhe të paharrueshëm

Akademia e Shkencave përkujtoi sot në ditën e ndarjes nga jeta aktorin e shquar, Pandi Raidhi, një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të skenës dhe ekranit shqiptar.

Ai lindi më 14 prill 1921 në Korçë dhe u nda nga jeta më 18 korrik 1999 në Tiranë.

Raidhi ishte bashkëthemelues i Estradës Profesionale të Korçës dhe ndihmoi në themelimin e Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Debutimin në film e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” (1958).

Gjatë karrierës interpretoi rreth 200 role teatrale dhe 36 role filmike, duke krijuar personazhe të paharrueshëm që publiku i kujton ende sot.

Raidhi u shfaq në filma të rëndësishëm si “Yjet e netëve të gjata,” “Nëntori i Dytë,” “Tokë e përgjakur,” dhe “Zonja nga qyteti.” Nga roli i parë në “Tana” deri te filmi i fundit “Njerëz në rrymë” (1989), solli figura komplekse e njerëzore, shpesh të ndërtuara me humor fin, por gjithmonë me ndjenjë dhe vërtetësi. Ndër interpretimet më të spikatura mbeten Xha Ymeri te “Horizonte të hapura” (1968), Xha Bako te “Zonja nga qyteti” (1976), Xha Thomai te “Beni ecën vetë” (1975), si dhe roli i partizanit Meke te “Krevati i perandorit” (1973), i vetmi film shqiptar me një aktor.

Ai u dallua për natyrshmërinë dhe mjeshtërinë e rrallë interpretuese, duke fituar vlerësimin e publikut dhe kritikës. Publiku e kujton veçanërisht edhe në filmat “Përballimi,” “Liri a vdekje,” dhe “Njerëz në rrymë.”

Raidhi kontribuoi në ngritjen e nivelit profesional të teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke mësuar nga mjeshtra si Sokrat Mioja, Pandi Stilloja dhe Pirro Mani. Ai punoi me përkushtim për të përsosur diksionin, batutat dhe studimin e karaktereve, duke sjellë në skenë role të arrira si Thanasin në “Hijet e natës.”

Pas suksesit në “Horizonte të hapura,” u kërkua gjithnjë e më shumë nga regjisorët, ndër ta Viktor Gjika dhe Dhimitër Anagnosti. Interpretimi i tij në filmin “Monumenti,” megjithëse me metrazh të shkurtër, mbetet një dëshmi e mjeshtërisë së tij.

Trashëgimia e Pandi Raidhit mbetet si një shembull frymëzues për brezat e rinj të aktorëve. Ai do të kujtohet si një artist që i dha shumë artit shqiptar, duke kontribuar në ngritjen e nivelit profesional dhe artistik të teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.