☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 89.43 ▲2.99%
ARI 4,093 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $65,640 ▼ -0.62% ETH $1,924 ▲ +0.1% XRP $1.1363 ▲ +0.04% SOL $77.4300 ▲ +0.03%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 89.43 ▲2.99 % ARI 4,093 ▼1.41 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 89.43 ▲2.99 % ARI 4,093 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Sporti

Panucci nuk “dorëzohet”: Mbron lojtarët dhe kërkon ndryshim të situatës

Christian Panucci nuk ka ndërmend të tërhiqet, as pas asaj mbrëmjeje katastrofike në “Loro Boriçi”, kur Shqipëria u “shkërmoq” të shtunën në darkë dhe u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Skocia, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.
Për hir të së vërtetës, “mëkatet” e Panuccit në këtë sfidë janë minimale, pasi tekniku hodhi në fushë më të mirët që kishte në dispozicion, por pa që të besuarit e tij të bënin gabime amatoreske, që sollën golat e parë, por edhe kartonin e kuq.

Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera, Panucci zgjodhi të marrë në mbrojtje lojtarët e tij dhe të hedhë mbi shpinën e tij të gjitha fajet për humbjen e thellë, ndërsa konfirmoi se nuk do të largohet nga Shqipëria, por do të luajë shanset për ndryshimin e situatës.

“Sot gabova vetëm unë me zgjedhjet e mia. Lojtarët nuk më tradhtuan, madje bënë shumë mirë dhe u përpoqën gjatë gjithë ndeshjes. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara, por duhet të shohim përpara. unë besoj te lojtarët dhe besoj se mund të kalojmë këtë situatë, për të arritur te rezultatet pozitive”, deklaroi Panucci pas ndeshjes.

Natyrisht kjo deklaratë lë pak vend për interpretim, me teknikun italian që ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të largohet dhe për më tepër, as të thyejë raportet me lojtarët e tij, të cilët i ka mbrojtur si kurrë më parë.

Gjithsesi e ardhmja e tij mbetet ende për t’u deshifruar, pasi kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka nuk e ka thënë ende fjalën e tij, ndonëse më herët kishte paralajmëruar një analizë të punës së teknikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.