☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.34 ▲1.44%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,093 ▲ +1.7% ETH $2,358 ▲ +1.92% XRP $1.3326 ▲ +2.48% SOL $102.0100 ▲ +1.86%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.34 ▲1.44 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.34 ▲1.44 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Papa Klementi XI dhe prejardhja arbëreshe e Gjon Françesk Albanit

Më 23 korrik të vitit 1649 lindi në Urbino të Italisë, Gjon Françesk Albani, apo Papa Klementi XI, i mbiquajtur Albani.

Klementi XI ishte një figurë e rëndësishme e Kishës Katolike në fillim të shekullit XVIII. Ai vinte nga familja Albani, një familje fisnike me prejardhje nga Arbëria, e cila ishte vendosur në Itali gjatë periudhës së emigrimeve arbëreshe pas pushtimit osman të Ballkanit. Familja Albani ruajti kujtesën e origjinës së saj arbërore dhe pati një rol të rëndësishëm në jetën politike dhe fetare të Italisë.

Papa Klementi XI, Albani, e drejtoi kishën katolike për 21 vjet dhe rreshtohet i katërti për nga vitet mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piut me 31 vjet, Papa Gjon Palit me 26 vjet. Shërbeu si papë nga 23 nëntori i 1700-ës deri më 19 mars 1721. Gjatë pontifikatit të tij ai u përball me konflikte të mëdha politike dhe fetare në Evropë, përfshirë Luftën e Trashëgimisë Spanjolle dhe marrëdhëniet e ndërlikuara mes Papatit dhe fuqive evropiane.

Në vitin 1660 pas kryerjes së shkollës fillore Papa Albani shkoi në Romë, për të ndjekur kolegjin romak. Aty studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi dhe në vitin 1670 fillon karrierën kishtare.

Gjatë papatit të tij u mbajt “këshilli i parë fetar shqiptar” në vitin 1703, i njohur si Kuvendi i Arbrit, i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Papa Albani vdiq më 19 mars 1721 në Romë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.