Kosova

“Parajsa” e serbëve të veriut: Paguhen nga buxheti i Kosovës pa qenë në punë

Asociacioni i Komunave serbe, ndryshe “Zajednica”, siç e ka pagëzuar VV-ja, në veriun e Kosovës është duke funksionar pa asnjë problem, pa qenë nevoja as për marrëveshje, as për firma, e as për debate politike. Të katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovica veri, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani, nuk o japin asnjë llogari ndaj qeverisë qendrore në Prishtinë.

Ato kontrollohen tërësisht nga qeveria e Beogradit dhe, në këtë mënyrë përbëjnë një “mbretëri të pashpallur” brenda territorit të Kosovës.

Por kjo do kishte qenë gjysma e së keqes, sikur të mos ekzistonte gjysma tjetër, edhe më e keqe, ajo ata abuzojnë me milionat e buxhetit të Kosovës, pa u hyrë asnjë gjemb ligjor dhe llogaridhënës.

Kryetarët e katër komunave të veriut të Kosovës, Goran Rakiq, kryetar i komunës së veriut të Mitrovicës; Stevan Vulloviq, kryetar i Zubin Potokut; Dragan Jabllanoviq, kryetar i Leposaviqit; dhe Vuçina Jankoviq, kryetar i Zveçanit, keqpërdorin miliona euro nga buxheti i Kosovës vetëm në emër të pagave të punëtorëve, siç bën me dije një burim konfidencial nga veriu, për tesheshi.com.

Këta qeveritarë lokalë, e po ashtu rrogëtare të shtetit të Kosovës, që nga zgjedhja tyre në vitin 2013 e deri më tani, nuk kanë dhënë asnjë përgjegjësi financiare se ku janë shpenzuar paratë e buxhetit të Kosovës në këtë pjesë.

Sipas burimit, janë miliona euro që shkojnë për paga njerëzish që figurojnë në lista si të punësuar, por që janë militantë partiakë, që nuk punojnë fare në institucionet e Kosovës.

Burimi më tej ka precizuar se në tërë veriun e Kosovës si punëtorë fiktiv në listat e pagave të buxhetit të Kosovës janë mbi 1000 punëtorë serbë, ndërsa vetën në komunën e Zubin Potokut, deri më tani në listë të pagave, punëtorë fiktive janë 317 sosh.

“Asnjëherë deri më tani askush nga Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal nuk ka bërë ndonjë kontroll të këtyre listave se kush janë në realitet të punësuarit në veri”, tha burimi.

“Ekziston një rast kur një punëtor teknik në një shkollë në Zubin Potok, merr pagën e profesorit të matematikës, ndërsa ky i fundit nuk merr asnjë pagë nga buxheti i Kosovës, edhe pse emri i tij figuron në listë-pagesa. Pra, se kush do të marrë pagën nga buxheti i Kosovës, kjo është në dëshirë apo vullnet personal të kryetarit të komunës”, ka thënë burimi.

Sipas tij, katër komunat e veriut të Kosovës së bashku për vitin 2015 kanë marrë një fond financiar nga buxheti i Kosovës në vlerë prej 15.170.000 milion euro, pjesa më e madhe e të cilit është keqpërdorur duke financuar edhe projekte të qeverisë së Serbisë si dhe strukturat paralele serb që veprojnë në veri të Kosovës.

Ndërkohë, asnjë kontroll auditi nga Prishtinë nuk iu është qasur atyre për kontroll.

Burimi ka përmendur edhe rastin kur në fund të vitit të shkuar, kryetar i komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, pati ndarë për miqtë, shokët, kolegët partiakë e mikeshat e tij mbi 100 mije euro si subvencione.

Sakaq, veç pagave që marrin nga buxheti i Kosovës pa punuar, serbët marrin nga një pagë dhe nga qeveria e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button