☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,026 ▼ -1.05% ETH $2,386 ▼ -1.09% XRP $1.2941 ▼ -1.98% SOL $102.9200 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Parandalohet atentati ndaj Merkel në Pragë, arrestohet autori

Policia çeke arriti të parandalojë në kohë një atentat ndaj kancelares Angela Merkel, e cila ditën e mërkurë ndodhej në Pragë në kuadër të një vizite zyrtare.
Policia ndaloi një burrë, i cili me makinën e tij tip “Mercedes” tentoi të hynte në vargun e automjeteve që shoqëronin kancelaren nga aeroporti drejt selisë së kryeministrisë.
Në makinën e atentatorit të dyshuar u gjetën sende të forta, si edhe bomba gazi lotsjellës. Edhe pse tentoi të bënte rezistencë, ai u vu menjëherë në pranga, ndërsa autoritetet thanë se vepronte i vetëm.
Tashmë çështjen e kanë në duar detektivët çekë, për të zbuluar se çfarë motivi e shtyu personin të ndërmerrte një veprim të tillë, i cili mund të kishte rezultuar fatal.
Kancelarja ishte në Pragë në kuadër të një takimi me kryeministrin Bohuslav Sobotka. Merkel po zhvillon një tur me takime zyrtare nëpër Europë, pas vendimit të Britanisë për të lënë Bashkimin Europian. Në Pragë kancelarja u prit me demostrata të mëdha. Protestuesit mbanin në duar pankarta “Merkel po vret Europën”, duke kundërshtuar kështu politikën e dyerve të hapura për refugjatet sirianë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.