☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,872 ▲ +0.94% ETH $2,684 ▲ +0.72% XRP $1.4879 ▲ +1.59% SOL $119.8000 ▲ +1.65%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Pas 10 vitesh lidhje, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodríguez, janë martuar zyrtarisht.

Ylli portugez i futbollit, 41 vjeç, dhe modelja 32-vjeçare kurorëzuan lidhjen e tyre në një ceremoni civile, më 11 gusht 2026, në Cascais të Portugalisë. Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia ishte një moment “privat dhe intim”, ku të pranishëm ishin edhe pesë fëmijët e çiftit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Ronaldo, i cili publikoi në Instagram një fotografi të duarve të çiftit, ku shihen unazat e martesës. Krahas fotos, futbollisti shkroi thjesht: “C❤️G”.

Martesa vjen saktësisht një vit pas fejesës së tyre. Më 11 gusht 2025, Georgina Rodríguez njoftoi në rrjetet sociale se Ronaldo i kishte propozuar martesë, duke publikuar një foto ku tregonte unazën e saj spektakolare me diamant në formë ovale.

“Sí, quiero. En esta y en todas mis vidas”, shkroi ajo në atë kohë.

Ronaldo dhe Rodríguez janë prindër të pesë fëmijëve: binjakëve Eva Maria dhe Mateo, 9 vjeç, vajzës Alana, 8 vjeç, vajzës Bella, 4 vjeç, si dhe Cristiano Jr., 16 vjeç, djalit që Ronaldo e pati nga një lidhje e mëparshme. Në prill të vitit 2022, çifti përjetoi një tragjedi familjare, pasi njoftoi humbjen e Ángel, vëllait binjak të Bellas, i cili ndërroi jetë menjëherë pas lindjes.

Ronaldo dhe Rodríguez u takuan për herë të parë në vitin 2017, kur Georgina punonte si asistente shitjesh në një dyqan Gucci. Në janar të atij viti, ata u shfaqën së bashku në tapetin e kuq të ceremonisë së “The Best FIFA Football Awards” në Zyrih.

Disa muaj më vonë, çifti e bëri lidhjen publike edhe në rrjetet sociale, kur Ronaldo publikoi një fotografi me Rodríguez. Në serialin e saj të Netflix, “I Am Georgina”, Ronaldo ka folur për fillimet e marrëdhënies së tyre. Futbollisti tregoi se fillimisht nuk besonte se lidhja do të zgjaste gjatë.

Ai e përshkroi Georginën si një vajzë “shumë interesante” dhe më të pjekur për moshën e saj, ndërsa pranoi se nuk e kishte imagjinuar se do të binte kaq shumë në dashuri me të.

“Nuk e mendoja në fillim se lidhja do të bëhej kaq e fortë, se do të dashurohesha me të. Nuk e prisja, sinqerisht. Por pas njëfarë kohe, ndjeva se ajo ishte gruaja e jetës sime”, është shprehur Ronaldo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.