☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,760 ▲ +1.14% ETH $2,266 ▲ +1.04% XRP $1.2563 ▲ +0.17% SOL $96.2700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend projektligjin e pagave të magjistratëve! Argumentet e institucioneve

Pas 6 orë debate, Komisioni i Ligjeve miratoi me votat e anëtarëve të PS projektligjin për pagat e magjistratëve, duke ia kaluar sot (15 shtator) Kuvendit në seancën e të enjtes, ku kërkohen 84 vota për të miratuar.

Maxhoranca socialiste u përball për herë të parë me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, pasi ata i rritën vetë pagat e tyre me afërsisht 43 për qind, nëpërmjet vendimeve të KLGJ e KLP, duke u mbështetur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese pa pritur Parlamentin.

Megjithëse dy ditët e fundit u vendos në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë, Engert Pëllumbi, në dëgjesën e thirrur në komisionin e ligjeve, nuk u tërhoq nga qëndrimet e mëparshme për pagat e magjistratëve. Zgjidhjen që propozon maxhoranca nëpërmjet një projektligji, që rritja e pagave të magjistratëve me 2%, e konsideroi si tallje.

“Projekti konkret jo vetëm që nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por do ta konsideroja si një tallje me këtë vendim dhe të drejtën e magjistratëve”, tha Engert Pëllumbi, kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Ndërsa Mirela Bogdani, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shpreh se rritja e pagës së magjistratëve shërben si një oportunitet për një sistem drejtësie të qëndrueshëm dhe nuk u pajtua me projektligjin që po diskutohet në komisionet parlamentare.

Ilir Panda, zëvendëskryetar u Gjykatës së Lartë, tha se “formula e propozuar nuk garanton standardet detyruese të Gjykatës Kushtetuese”.

Ulsi Manja ishte i ashpër me gjyqtarin Gert Hoxhën, kryetar i Unionit të Gjyqtarëve, i cili tentoi t’i impononte komisionit agjendën e tij me komente për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, informon TCH.

Pavarësisht këtij debati, Gert Hoxha i la një derë të hapur, por me kushte, dialogut për pagat me qeverinë.

“Dialog me kusht, të kemi ftesë serioze, në një ambient neutral”, tha ai mes të tjerash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.