☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.84 ▼2.74%
ARI 4,397 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,331 ▼ -1.04% ETH $2,757 ▼ -1.62% XRP $1.5802 ▲ +3.71% SOL $118.2400 ▼ -0.61%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.84 ▼2.74 % ARI 4,397 ▲0.3 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.84 ▼2.74 % ARI 4,397 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
roze

Pas rikthimit në Britani, Meghan Markle bën daljen e parë publike

Meghan Markle është shfaqur në Britani për herë të parë pas rikthimit të bujshëm të saj dhe Princ Harryt në vend muajin e kaluar.

Ish-aktorja e“Suits”, 45 vjeçe, u fotografua në një pub në Cotswolds, ku kaloi kohë me mikeshën e saj, Ellen DeGeneres, dhe partneren e saj, Portia de Rossi.

Meghan u pa në ambientet e The Three Horseshoes, një pub i shekullit XVIII pranë Burford, në Oxfordshire.

Në fotografitë e publikuara, Meghan shihet duke buzëqeshur dhe duke biseduar me Ellen DeGeneres, 68 vjeçe, dhe Portia de Rossi, 53 vjeçe. Kjo është hera e parë që Meghan fotografohet publikisht në Britani që nga viti 2022.

Meghan dhe Ellen DeGeneres njihen prej vitesh dhe thuhet se kanë një miqësi të ngushtë. Meghan raportohet se kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë e rinovimit të betimeve të Ellen dhe Portia de Rossi rreth tre vite më parë.

Meghan besohet se ka vizituar gjithashtu në fillim të këtij muaji Soho Farmhouse, një nga destinacionet e preferuara të personazheve të njohur, megjithëse nuk ishte fotografuar gjatë asaj vizite.

Dalja e saj e fundit publike në Britani kishte qenë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Gjatë një vizite të shkurtër në korrik, ajo kishte shmangur vëmendjen e kamerave.

Ndërkohë, raportohet se Meghan po planifikon të rifillojë angazhimet me organizata bamirësie në Britani, ndërsa familja Sussex po kalon më shumë kohë në vend. Një burim pranë saj ka deklaruar se Meghan dëshiron të “rikthejë kontaktet me shumë njerëz” në Britani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.