☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Pas shkarkimit të Rovena Gashit, shkarkohet edhe i shoqi, Dritan Gina: Urdhri arbitrar, refuzoj ta zbatoj

Prokurori Dritan Gina ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të tij nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

Dritan Gina e cilëson shkarkimin e tij si arbitrar dhe të nxitur nga qarqe të caktuara politike. Ndërsa thotë se refuzon ta zbatojë dhe do të vazhdojë të kryejë funksionet e tij.

“Në mënyrë arbitrare janë ndërprerë funksionet e mia si drejtues i Prokurorisë Elbasan. Kjo lëvizje antiligjore e nxitur dhe nga qarqe të caktuara politike. Ndërprerja e komandimit mund të bëhet vetëm nga KLP, i cili nuk është krijuar”, ka thënë në reagim prokurori Dritan Gina. Nuk mund ta braktisë detyrën në bazë të një urdhri të paligjshëm. Refuzoj të zbatoj këtë urdhër dhe do të vijojë të ushtrojë funksionet e mia”, thotë Gina.

Ai është ndalur edhe tek ngjarjet kryesore të Elbasanit gjatë muajve që Gina ishte drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

“Për ngjarjet e Elbasanit nuk ka patur neglizhencë. Por autorët e ngjarjes në Elbasan nuk janë identifikuar, pasi policia nuk ka mbledhur provat. Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë. Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje dhe nuk ka kërkuar asnjë analizë. Kryeprokurorja pas kontakteve politike ka nxjerrë vendimin për largimin tim nga detyra. Në aspektin personal nuk e kam aspak problem të largohem. Jam i nderuar që jam emëruar në Tiranë. Nuk mund të braktis detyrën, refuzoj ta zbatoj, pasi vendimi është i paligjshëm”, – u shpreh prokurori Dritan Gina.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, njeriu më i afërt i ish Prokurorit të Pergjithshëm Adriatik Llalla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.