Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.96 ▲2.35%
ARI 4,490 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,328 ▼ -3.05% ETH $1,887 ▼ -4.6% XRP $1.2438 ▼ -1.4% SOL $75.6100 ▼ -4.23%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.96 ▲2.35 % ARI 4,490 ▼0.65 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.96 ▲2.35 % ARI 4,490 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

PD ende pa Kryetar! Tabaku konsultim me deputetët: E rëndësishme të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Deputetja dhe njëherazi nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.
Sipas Tabakut, situata është alarmante prandaj demokratët nuk mund të sillen sikur s’ka ndodhur asgjë. Megjithëse e pranoi se do të duhet kohë për të dalë nga kriza, nënkryetarja e PD-së theksoi nevojën për të nisur një tur dëgjesash me qytetarë dhe demokratë për të kuptuar se si mund të ringrihet sërish PD-ja.
“Pati diskutime për seancën e nesërme. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskutimet lidheshin dhe për situatën që po ndodh në PD. Kemi vendime për të marrë, opozita shqiptare në 14 maj ka pësuar humbje të madhe, nga më të mëdhat. Kemi nevojë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë për të nisur një tur dëgjesash, reflektimi me të gjithë demokratët dhe qytetarët shqiptarë për të kuptuar se si mund të ringrihemi.
Unë besoj se deputetët e Partisë Demokratike janë shumë të ndërgjegjshëm si për pozicionin që ato kanë, edhe për vendimet që kemi për të marrë përpara. Dhe kanë të gjithë vullnetin dhe angazhimin për të dalë nga kjo situatë”- tha Tabaku.

E pyetur nëse do ta pranojë postin që i është propozuar nga Gazment Bardhi, Tabaku tha se po konsultohet me deputetët demokratë dhe nuk dëshiron të nxitohet për këtë çështje. Për mediet, deputetja tha se është e rëndësishme që të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.

“Çdo gjë do të bëhet në konsultim me deputetët. Çdo gjë do të bëhet bashkarisht. Unë jam duke u konsultuar me anëtarët e kryesisë, me deputetët për atë që është rruga më e mirë. E rëndësishme është të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.

Gabime të së shkuarës, duke nisur së pari me kuptimin e problemeve që kemi ne dhe së dyti, me nxitimin. Ua detyrohemi këtë demokratëve edhe shqiptarëve, që të kemi përgjegjësi maksimale në  marrjen e vendimeve”- përmbylli kështu prononcimin e saj Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.