🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.75 ▼1.2%
ARI 4,216 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,920 ▲ +1.04% ETH $2,561 ▲ +2.28% XRP $1.4105 ▲ +1.23% SOL $112.5400 ▲ +2.88%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.75 ▼1.2 % ARI 4,216 ▼0.02 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.75 ▼1.2 % ARI 4,216 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

PD ka gati tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit europian

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Kështu deklaroi sot, 26 maj, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili nuk hezitoi me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë sa i takon procesit të negociatave. Ai u shpreh se opozita nuk do të humbasë më kohë me retorikë boshe, por do të konkretizojë në ditët në vijim akte ligjore në bazë të kushteve që ka vënë BE.

“Edi Rama përjashton shqiptarët dhe opozitën nga tryeza e negociatave sepse kërkon të fshehë të vetmen të vërtetë sot, Shqipëria po hyn në fazën më të rëndësishme të procesit me më shumë kushte dhe me më shumë mosbesim. As fotografitë e as shampanja e propagandës nuk e kursejnë të vërtetën se vetëm për grup-kapitullin ‘Themeloret’, BE i vendosi Shqipërisë në raportin e miratuar pak ditë më parë, plot 34 kushte shtesë. Të gjitha më të rënda, asnjë lehtësim”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, për herë të parë, Bashkimi Europian ka kthyer në kushte zyrtare çështje që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si po qeveriset vendi.

“BE kërkon zyrtarisht parandalimin e rrjetit të patronazhimit dhe përdorimin e pushtetit institucional si mjet presioni elektoral”, theksoi demokrati.

Përmes komisioneve hetimore, tha ai, BE kërkon mbikëqyrjen efektive të veprimeve të qeverisë.

Kjo deklaratë nga kampi blu vjen në moment të rëndësishëm për vendin tonë. Pasditen e kësaj të marte do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruksel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.