🌧️
Tiranë 16°C · Rrebesh 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,040 ▼ -3.2% ETH $2,177 ▼ -3.65% XRP $1.4077 ▼ -4.5% SOL $86.1300 ▼ -5.76%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

PD: Veliaj, bashkautor i varfërisë dhe rikthimit të eksodit në vend

Partia Demokratike ka akuzuar kandidatin e mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn se për shkak të politikave të ministrisë së tij, ka shtuar varfërinë në vend, duke lënë rreth 20 mijë familje në nevojë jashtë ndihmës sociale.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti Gert Bogdani, ka thënë se shtimi i papunësisë në vend, i ka detyruar të rinjtë të marrin rrugët e kurbetit.
Deklarata e plotë
“Erion Veliaj ka lënë një gjurmë të rëndë në rritjen e varfërisë në vend, në rritjen e papunësisë, në rrënimin e mijëra familjeve në vend.
Ai është bashkautor me Edi Ramën, në këtë realitet të pashpresë për mijëra familje që kanë marrë rrugët e kurbetit nga pamundësia për të jetuar në kushte esktremisht të vështira, ku vetëm në muajin mars ka mbi 3000 azilkërkues sipas autoriteteve gjermane. Sot ai duhet të pranonte përgjegjësinë e tij për skemën shkatërrimtare ekonomike e sociale të aplikuar në vendin tonë prej dy vitesh. Skemë e cila ka lenë mbi 20.000 familje realisht në nevojë jashtë ndihmës sociale.
Skemë, e cila ndryshe nga premtimi i 300.000 vendeve të punës, e ka rritur papunësinë nga 13.4% që ishte në 18% sot, sipas INSTAT, nga këto mbi 34% të rinj.
Skemë që ka ulur pensionet në tërësi dhe ka vështirësuar pensionet për gratë në veçanti, duke u rritur atyre moshën e pensionit dhe duke hequr vitet e arsimit nga skema. Skemë që ka ulur përfitimet e lejes së lindjes për nënat 17% deri në masën 35%.
Si ministër i kësaj qeverie, ai është mbështetës i çdo mase të kësaj qeverie që ka vështirësuar jetën e qytetarëve, me rritjen e taksave, me rritjen e çmimit të energjisë, me prishjen e pronave të ndërtuar me djersën e shqiptarëve të ndershëm. Ai nuk ka kundërshtuar asnjë herë të vetme asnjë vendim të kësaj qeverie, që në këto dy vite i ka përkeqësuar kushtet e jetesës qytetarëve shqiptarë.
Ka qenë vetë personalisht i përfolur për përfshirje në disa afera korrupsioni, duke mos qenë kështu në krye të ministrisë të mirëqenies sociale në shërbim të qytetarit, por në shërbim të mirëqenies personale”.
[poll id=”14″]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.