🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,248 ▲ +1.06% ETH $1,736 ▲ +1.43% XRP $1.1488 ▲ +0.79% SOL $73.0400 ▲ +4.42%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
21 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

PDSH-ja në qeveri, shans i vetëm i Gruevskit për të mbijetuar

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se hyrja e Thaçit në qeveri do t’i shërbente Gruveskit, që të përforconte pozitën e lëkundur pas aferës së përgjimeve. Ish nënkryetari i PDSH-së Sulejman Rushiti vlerëson se Thaçi dëshmoi sërish se gjithmonë ka qenë në shërbim të drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov. Ndërkaq për analistin Ibrahim Mehmeti, Gruevski në këtë kohë krize përpiqet të sigurojë mbështetje aty ku ndihet më sigurt.

“Dëshmuan që ky ka qenë në shërbim të përhershëm të drejtorit të shërbimit sekret dhe tani kur të gjithë shohin dhe të gjithë kërkojnë, pra shqiptarët kërkojnë që edhe BDI-ja të dalë nga Qeveria, del një parti tjetër që do të futet në bashkëqeverisje për t’ia zgjatur jetën VMRO-së e cila po dëshmohet se ka bërë shkelje, qoftë ligjore dhe kushtetuese dhe ka pasur një trajtim diskriminues ndaj shqiptarëve. Është veprim i palogjikshëm që do ta paguajë vetë kryetar i PDSH-së”, deklaroi Sulejman Rushiti, ish nënkryetar i PDSH-së.[poll id=”8″]

“VMRO tani që ballafaqohet me presion të dukshëm nga opinioni dhe partitë opozitare, përpiqet ta zgjerojë mbështetjen aty ku ndihet më e sigurt. Dhe nëse i shohim reagimet e partive shqiptare lidhur me përgjimet telefonike, të dy partitë shqiptarë janë mjaft të rezervuara ndaj shpalljeve të LSDM-së dhe mendoj se kryeministri këtu e shikon shansin për të forcuar bazën dhe të absorbojë këtë presion”, tha Ibrahim Mehmeti, analist.

Rushiti gjithashtu vlerëson se Thaçi po përpiqet të zhvendos vëmendjen nga bisedat e publikuara me drejtorin e DSK-së Mijallkov por edhe për të shpëtuar veten nga shpërdorimet që ka bërë.

“Në procesin e çkriminalizmit, apo kroatizimit, individë të caktuar do të bëjnë akrobacione të tilla për të shpëtuar. Thjeshtë është një tentativë e kotë, dëshpëruese për të mbuluar keqpërdorimet e bëra me dekada, të disa individëve të cilët e kanë marr peng jetën politike”, u shpreh Sulejman Rushiti, ish nënkryetar i PDSH-së.

Përfshirja edhe e PDSH-së në Qeveri, sipas analistëve do ta ndrydhte akoma më shumë hapësirën për kritikë ndaj politikave qeveritare, sidomos tek shqiptarët. Një ditë më parë, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi deklaroi hapur se ishte në bisedime me VMRO DPMNE për të hyrë në qeveri, por se postet ministrore nuk janë përcaktuar ende.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.