☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.43 ▼1.62%
ARI 3,905 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,282 ▲ +0.98% ETH $2,274 ▲ +0.84% XRP $1.2517 ▼ -0.02% SOL $94.4800 ▼ -0.96%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

PE alarmon për Serbinë: Bazë për aktivitetet e inteligjencës ruse dhe blerëse të raketave kineze

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për rolin e Serbisë në aktivitetet hibride dhe destabilizuese të Rusisë në Evropë, duke vlerësuar se Beogradi është shndërruar në një pikë të rëndësishme operative për veprimtaritë e shërbimeve ruse të inteligjencës.

Në Rezolutën për Serbinë, të miratuar nga eurodeputetët, thuhet se ekzistojnë “raporte të besueshme” se Serbia është përdorur si qendër për aktivitete që lidhen me ndërhyrje hibride, organizim provokimesh, nxitje të tensioneve etnike dhe fetare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe në rajonet fqinje.

Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve në Beograd që të hetojnë, parandalojnë dhe ndjekin penalisht çdo aktivitet që synon destabilizimin e vendeve evropiane dhe rajonale.

Në dokument theksohet se ndikimi rus në Serbi përbën një sfidë për sigurinë evropiane, ndërsa eurodeputetët shprehin shqetësim për përdorimin e territorit serb si bazë për veprimtari të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Kritika për bashkëpunimin ushtarak me Kinën

Në të njëjtën Rezolutë, Parlamenti Evropian ka kritikuar edhe forcimin ushtarak të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj në fushën e mbrojtjes me Kinën.

Eurodeputetët dënuan veçanërisht blerjen e fundit të raketave balistike kineze ajër–tokë CM-400AKG, duke paralajmëruar se një armatim i tillë mund të ndikojë në ekuilibrin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe të dëmtojë marrëdhëniet e fqinjësisë me vendet anëtare të NATO-s.

Sipas Parlamentit Evropian, ky furnizim ushtarak bie ndesh me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe ngre pikëpyetje serioze për orientimin strategjik dhe gjeopolitik të Serbisë.

Rezoluta vë në dukje gjithashtu rritjen e bashkëpunimit të sigurisë ndërmjet Beogradit dhe Pekinit, përfshirë stërvitjet e përbashkëta të njësive speciale, marrëveshjet strategjike dhe përdorimin e teknologjive kineze të sigurisë dhe mbikëqyrjes.

Parlamenti Evropian vlerëson se Serbia, për shkak të pozitës së saj në rajon, ka përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe kërkon nga autoritetet serbe një përcaktim më të qartë të orientimit të tyre strategjik drejt vlerave dhe politikave të Bashkimit Evropian./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.