🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,882 ▼ -0.3% ETH $2,378 ▼ -0.23% XRP $1.2896 ▼ -1.41% SOL $102.4700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Pekini anulon bisedimet tregtare me Uashingtonin

Zëvendëskryetari i qeverisë kineze duhej të vizitonte Uashingtonin për të biseduar mbi konfliktin tregtar mes dy vendeve. Por nga Pekini nuk vjen askush, vizita anulohet, atmosfera është e akullt.

Për shkak të doganave të reja ndëshkuese, Kina, sipas raportimeve në media, i ka ngrirë bisedimet tregtare me SHBA. Vizita e Liu He, zëvendëskryeministrit kinez e planifikuar për javën e  ardhshme në Uashington është anuluar nga Pekini, shkruan gazeta njujorkeze „Wall Street Journal”. Edhe dërgimi i një delegacioni të nivelit të mesëm, që duhej të vinte para Liu është anuluar.

Nga qarqet qeveritare amerikane thuhet se nuk ka asnjë datë të përcaktuar për bisedime të reja. Por SHBA shprehen optimiste, se do të gjejnë një rrugë për të zgjidhur konfliktin tregtar me Kinën. Negociatat në Uashington të zhvilluara në mes të gushtit nuk sollën asnjë afrim. Trump ndërkohë kërcënoi sërish, se do të vendosë dogana të reja kundër Kinës.

SHBA: Izolim tregtar dhe vjedhje të teknologjisë

Në fillim të kësaj jave presidenti amerikan ka dhënë sinjalin për një raund të ri doganash ndëshkuese ndaj Kinës. Këtë herë bëhet fjalë për mallra në vlerë prej 200 miliardë dollarësh. Qeveria kineze reagoi menjëherë dhe paralajmëroi dogana të posaçme ndaj produkteve amerikane në vlerë prej 60 miliardë dollarësh. Që nga fillimi i korrikut të dy ekonomitë më të mëdha popullore të botës, kanë vendosur reciprokisht dogana ndëshkuese në vlerë prej 100 miliardë dollarësh. SHBA akuzon Kinën për izolimin e tregut të saj, subvencione të padrejta të ekonomisë së saj dhe vjedhje të teknologjisë. Kina i hedh poshtë këto akuza. Mes investitorëve dhe koncerneve po rritet shqetësimi, se konflikti mund të zgjerohet me pasoja të rënda për ekonominë botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.