☁️
Tiranë 31°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 77.30 ▼2.69%
ARI 4,369 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,465 ▲ +0.68% ETH $1,794 ▲ +3.02% XRP $1.2386 ▲ +2.42% SOL $74.6300 ▲ +3.5%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 77.30 ▼2.69 % ARI 4,369 ▲0.4 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 77.30 ▼2.69 % ARI 4,369 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Politika

Peleshi, vizitë zyrtare në Holandë: Mbështetje konsistente për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Holandë, ku u prit në takime nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Thom van Campen, Kryetarja e Senatit, Mei Li Vos, si dhe përfaqësues të Komisionit për Çështjet Europiane.

Gjatë takimeve u vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Holandës, të ndërtuara mbi lidhjet historike, respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin e ngushtë dhe vlerat e përbashkëta europiane.

U theksua rëndësia e kontakteve të rregullta ndërmjet dy parlamenteve dhe rolin e diplomacisë parlamentare në forcimin e partneritetit dypalësh.

Në qendër të diskutimeve ishte avancimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës ndaj reformave të ndërmarra nga Shqipëria dhe ndaj avancimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, sidomos vlerësimet për raportin IBAR.

Peleshi nënvizoi se megjithëse Holanda mban një qasje parimore, rigoroze dhe konsistente ndaj zgjerimit, ajo ka mbetur një mbështetëse e rëndësishme e perspektivës europiane të Shqipërisë, duke kontribuar ndër vite në forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë, luftës kundër korrupsionit dhe emigrimit të parregullt.

Po ashtu, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar ndaj procesit të negociatave dhe objektivit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në meritë, i drejtë dhe i parashikueshëm, ndërsa mirëpriti nismat europiane që synojnë përshpejtimin e integrimit gradual të vendeve kandidate në politikat dhe programet e BE-së.

Në këtë kontekst u diskutuan edhe propozimet e fundit për integrimin gradual, të cilat Shqipëria i konsideron si një urë drejt anëtarësimit të plotë dhe jo si një alternativë ndaj tij.

Gjatë takimeve u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit të parregullt. Palët nënvizuan se bashkëpunimi i ngushtë institucional, shkëmbimi i informacionit dhe puna e përbashkët e strukturave përkatëse kanë prodhuar rezultate konkrete.

Në fokus të bisedimeve ishte gjithashtu edhe bashkëpunimi parlamentar, i cili është intensifikuar gjatë viteve të fundit. Kryetari i Kuvendit mirëpriti vizitën e planifikuar të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit Holandez në Shqipëri dhe Mal të Zi në muajin korrik 2026, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për njohjen nga afër të progresit të vendeve kandidate në procesin e integrimit europian.

Peleshi ftoi gjithashtu përfaqësuesit e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të Holandës të marrin pjesë në Konferencën “Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe Anëtarësimi i Shqipërisë”, e cila do të organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë më 28-29 shtator 2026, në Tiranë, me pjesëmarrjen e parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i Kuvendit shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në Holandë nga delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga deputetët: Damian Gjiknuri, Erjo Mile, Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbashi, si edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Artur Kuko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.