🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.82 ▼1.4%
ARI 4,001 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,207 ▼ -0.81% ETH $2,331 ▼ -1.21% XRP $1.2976 ▼ -0.54% SOL $101.6400 ▼ -0.72%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.82 ▼1.4 % ARI 4,001 ▼0.16 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.82 ▼1.4 % ARI 4,001 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
26 Tet 2026
Breaking
Politika

“Për çfarë proteston?”/ Deputetja e PS-Muçit: Pse hesht për vilat e babait tënd në zonën e mbrojtur?

Deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, është përplasur me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, gjatë një debati për protestat dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura.

Çakërri ironizoi angazhimin e Muçit në mbështetje të protestuesve, duke pretenduar se familja e tij është aksionere në një resort vilash dhe hotelesh në zonën e Butrintit, ku sipas saj është dëmtuar një trashëgimi natyrore e kategorisë së parë.

Ajo ngriti gjithashtu akuza për një ndërtim pa leje në Gjirokastër, të cilin tha se i përket babait të deputetit dhe për të cilën sipas saj është në dijeni komuniteti i Gjirokastrës.

“Për çfarë po proteston?” – e pyeti Çakërri.

“Për banorët që po u vidhet toka”, u përgjigj Muçi.

“Për një zonë të mbrojtur, apo jo?” – vijoi deputetja socialiste.

“Po, për një zonë të mbrojtur që ju doni ta ktheni me vila”, tha Muçi.

Debati u tensionua kur Çakërri deklaroi se Muçi “predikon për gjëra që vetë nuk i zbaton”, duke iu referuar pronës së familjes së tij në bregdetin e jugut të vendit dhe një ndërtimi pa leje që sipas saj është bërë brenda një shkolle në Gjirokastër.

Muçi i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“Po gënjen, nuk ka lidhje fare. Je në vete? E di ti ku i bie Butrinti? Nxirr letrat”, u shpreh ai.

Çakërri këmbënguli në akuzat e saj, teksa Muçi e konsideroi si të “pacipë”.

Në mbyllje të debatit, Çakërri tha se “të pacipë janë ata që protestojnë për gjëra që i bëjnë vetë”, ndërsa Muçi vijoi të mohojë çdo pretendim të ngritur ndaj familjes së tij.

Më herët deputeti i Lëvizjes Bashkë ka sqaruar se bëhet fjalë për një pronë me disa vila ku nuk është ai aksioner por babai, dhe se prona daton shumë vite më parë ku nuk ka asnjë përfitim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.