⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,923 ▲ +0.02% ETH $2,238 ▼ -0.24% XRP $1.1631 ▲ +0.48% SOL $89.3200 ▼ -0.8%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Opinion

Për median GJKKO ka rregulla, por jo përgjigje

Nga Bjorn Runa

Në datën 7 gusht, si Kryeredaktor i gazetës TemA dhe në ushtrim të së drejtës për informim, iu drejtova GJKKO-së me një kërkesë zyrtare me shkrim, nëse mund të na vinin në dispozicion një dokumentacion lidhur me hyrjen në fuqi dhe zbatimin e Rregullores së Sigurisë, nisur nga shqetësimi për kufizimet që kjo rregullore vendos veçanërisht ndaj medias dhe që atëherë ishte ende e paqartë se si do të zbatohej.

U desh gati një muaj që kreu i këtij institucioni, Erion Bani, të gjente kurajon për t’u përgjigjur. Fatkeqësisht, nuk i ka gjetur ende dokumentet që i kërkuam, në të drejtën tonë për informim. Në vend të tyre, Bani duket se ka hasur në një problem të madh për të verifikuar nëse jam vërtet kryeredaktor i TemA-s, ndërkohë që emri, poizicioni dhe kontakti im janë publike në gazetë dhe në faqen e saj në ueb. Mund ta imagjinoj sa është lodhur zoti Bani për të vërtetuar një informacion ndërkaq publik. Në fund të fundit, nuk është e lehtë të zbulosh kush është kryeredaktori i një gazete kur emri i tij është i shkruar në faqen e vetë gazetës. Por, nëse për të është kaq e vështirë ta bëjë këtë – aq sa i duhet një muaj kohë për të kthyer një përgjigje gjenerike – çfarë mund të presim nga aftësitë e tij për të analizuar e reflektuar dosjet prej mijëra faqesh që atij dhe anëtarëve të tjerë të GJKKO iu vihen para si fakt i kryer nga SPAK?

Ndoshta në komunikimet e ardhshme, do duhet që bashkë me kërkesat për informacion, gazeta të dorëzojë dhe një certifikatë të noterizuar që konfirmon se e di kë ka kryeredaktor dhe pastaj një tjetër që konfirmon se certifikata e parë ka qenë autentike. Ndoshta duhet t’i tregojmë edhe oraret e turnet e punës, që oreksi i tij për të kontrolluar median të ngopet. Në këtë pikë, GJKKO ndoshta mund të mbledhë një panel ekspertësh që të kontrollojnë imtësisht vërtetësinë e tyre, pasi mungesa aktuale e efiçencës është e qartë.

Do të mund edhe ta kuptoja deri diku paranojën e gjykatësit Bani ndaj medias dhe ankthin se mos i ekspozohet në media paaftësia e tij dhe institucionit që drejton, veçanërisht kur edhe pas një muaji nuk verifikon dot informacione publike, por nuk është se i kërkuam ndonjë informacion sekret, vetëm diçka që lidhet me punën tonë të përditshme. Me sa duket, është pikërisht kjo ajo çfarë e frikëson kaq shumë.

E megjithatë, duhet t’ia njohim një sukses se si mund të kthejë një përgjigje zyrtare kaq paradokasle ku, i pyetur nëse mund të shpjegojë rregullat që ai po ju imponon gazetarëve, përgjigjet duke i kërkuar gazetarit të shpjegojë se kush është. Nuk duhet shumë për të kuptuar se si ai e sheh transparencën. Pra, Erion Bani kërkon dokumente për të mos dhënë dokumente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.