☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +1.51% ETH $2,257 ▲ +1.13% XRP $1.2565 ▲ +1.24% SOL $96.0700 ▲ +1.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Përdori gjuhën shqipe! VMRO kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashte Bujar Osmani

Opozita maqedonase VMRO DPMNE dhe Ministria e Punëve të Jashtme u përplasën për përdorimin e gjuhëve. Partia opozitare i bëri thirrje Bujar Osmanit që të japë dorëheqje, pasi në takimin e fundit me kolegun spanjoll, Hoze Manuel Albarez e ka përdorur vetëm gjuhën shqipe. VMRO-DPMNE kërkon edhe përgjegjësi penale për Osmanin, pasi siç shtojnë, e ka dëmtuar reputacionin e shtetit.

“Nga takimi zyrtar i Osmanit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës përmes konferencës për media, shihet qartë se Osmani përdor vetëm gjuhën shqipe, edhe pse është e qartë se cila është gjuha zyrtare e Maqedonisë për përdorim ndërkombëtar e përcaktuar me Kushtetutë. Kjo sjellje është shkelje e Kushtetutës së vendit, por edhe e vetë Marrëveshjes kornizë”, deklaroi Maria Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, në konferencën për shtyp, Osmani e filloi fjalimin në gjuhën maqedonase, e më pas e përsëriti të njëjtën përmbajtje në gjuhën shqipe, që për të tashmë një periudhë të gjatë është praktikë.

Nga Ministria e Jashtme i mohojnë akuzat e opozitës. Nga atje thonë se gjatë festave të Pashkëve, VMRO-DPMNE-ja krijon tensione dhe ndarje etnike në shoqëri përmes përdorimit të gënjeshtrave dhe fakteve të sajuara.

“Zbatimi i Ligjit për Gjuhët në të gjitha ngjarjet e organizuara nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilat janë të shpeshta, publike dhe të shumta, zbatohet gjithmonë në mënyrë të duhur. Në çdo ngjarje, ministri i drejtohet publikut vendas në dy gjuhët zyrtare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për Gjuhët, ku Ministria siguron përkthim”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga MPJ-ja kërkuan që VMRO-DPMNE-ja të kërkojë falje dhe theksuan se përdorimi i gjuhëve zyrtare në vend është çështje e rregulluar me ligj dhe nuk duhet të jetë subjekt i kalkulimit politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.