☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 82.44 ▲4.01%
ARI 4,025 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,762 ▲ +0.72% ETH $1,897 ▲ +1.01% XRP $1.0730 ▲ +1.35% SOL $73.1900 ▼ -0.12%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.44 ▲4.01 % ARI 4,025 ▼0.35 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 82.44 ▲4.01 % ARI 4,025 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Përfundon paqësisht protesta e opozitës, Basha: Vendosmëri për zgjedhje të lira e të ndershme

Me Himin Kombëtar, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë përfunduar pa incidente protestën njëorëshe me bllokimin e trafikut në disa akse kryesore kombëtare në Tiranë dhe rrethe. Protesta nisi në orën 11:00, për të vijuar deri në orën 12:00, siç ishte lajmëruar nga organizatorët një ditë më parë.

Epiqendra e protestës ishte sheshi “Shqiponja”, ku bashkë me protestuesit dhe deputetët e opozitës, ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në mbyllje saj, kryetari Basha, ripërsëriti kërkesën për qeveri teknike. Përmes megafonit, kreu i PD-se tha se qeveria teknike do të garantojë luftën ndaj krimit, votimin dhe numërimin elektronik, si edhe votimin e zbatimin e Vettingut.

“Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë qëndresë. Ky ishte një paralajmërim se vendosmëria e bashkimit qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha. Në përfundim të protestës, ai i bëri thirrje mbështetësve të opozitës që ta mbyllin protestën duke kënduar himnin kombëtar. Protesta e paralajmëruar e opozitës shkaktoi probleme dhe pengesa në qarkullimin rrugor.

Ajo u zhvillua në dy akse kryesore në Tiranë, Shkolla Teknologjike dhe Rrethrrotullimi Shqiponja. Ndërkohë protestë u zhvillua në Lushnje, Milot, Elbasan etj. Gjatë gjithë zhvillimit të saj për një orë, nuk pati asnjë incident mes protestuesve dhe policisë. Gjithashtu, protestuesit lejuan që ambulancat dhe rastet urgjente të qytetarëve të kalonin edhe pse rrugët ishin bllokuar.

1 Koment

  • shqip 24 April 2017, 11:49

    hajduti ilir meta eshte organizator i varrosjes te popullit shqipetar.Ilir meta me edi ramen nuk e hoqen hajdutin Adriatik Llalla dhe hajduti adriatik Llalla mbron hajdutet ilir meta dhe edi rama.Keta hajdute duan ta varrosin popullin shqipetar

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.