🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.45 ▲2.06%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,631 ▼ -1.99% ETH $2,249 ▼ -1.62% XRP $1.2521 ▲ +0.19% SOL $91.8000 ▼ -2.73%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.45 ▲2.06 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.45 ▲2.06 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Përgatiten rregulla më të rrepta dhe gjoba më të larta për drejtuesit e trotineteve elektrikë

Ministria e Punëve të Brendshme po përgatit ndryshime ligjore me të cilat do të rregullohet përdorimi i trotinetëve elektrikë, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, njoftoi ministri Pançe Toshkovski.

Gjatë prezantimit të projektit kombëtar “Ndërprerja e ciklit të dhunës – parandalimi sistematik i dhunës familjare dhe asaj mes bashkëmoshatarëve përmes sistemit arsimor”, ai theksoi se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të dorëzojë propozim-ndryshime në Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit në Rrugë, të përgatitura mbi bazën e rekomandimeve të ekipeve të ekspertëve dhe shërbimeve profesionale të MPB-së.

“Do të shkojmë drejt ashpërsimit të politikës ndëshkuese dhe të rregullativës në pjesën e drejtimit të trotinetëve elektrikë, veçanërisht te më të rinjtë”, theksoi Toshkovski.

Sipas tij, analizat tregojnë se numri më i madh i aksidenteve me trotinetë ndodh te popullata e re, veçanërisht te personat deri në moshën 17 dhe 18 vjeç. Ai theksoi se përdorimi i paligjshëm, ngasja në grupe dhe pa pajisje mbrojtëse çon në pasoja serioze.

“Drejtimi i paligjshëm, ngasja nga dy ose tre persona në një trotinet, pa helmeta dhe pa respektuar rregullat, sjell pasoja serioze”, nënvizoi ministri.

Toshkovski shtoi se një pjesë e ndryshimeve do të përfshijë edhe rritjen e kufirit të moshës për përdorimin e trotinetëve elektrikë, me qëllim mbrojtjen më të madhe të pjesëmarrësve më të rinj në komunikacion.

Sa i përket problemeve me kalimin e paligjshëm te Bit Pazari, ministri informoi se kjo çështje tashmë është hapur në koordinimet ndërmjet MPB-së dhe Qytetit të Shkupit dhe se priten masa konkrete në periudhën e ardhshme.

“Ekzistojnë koordinime të rregullta dhe kjo temë tashmë është shqyrtuar. Në të ardhmen prisni veprime konkrete për përmirësimin e sigurisë”, deklaroi Toshkovski.

Ai theksoi se, përveç masave institucionale, kyçe mbetet edhe përgjegjësia personale e qytetarëve në respektimin e rregullave të komunikacionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.