☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.67 ▼3.31%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,198 ▲ +0.28% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2503 ▼ -0.3% SOL $94.4400 ▼ -1.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike/ Qetësi për turistët, ndalimi nga 1 gushti deri në 15 shtator

Hyn në fuqi vendimi për pezullimin e ndërtimeve gjatë sezonit turistik. Për një periudhë 45 ditore, nuk lejohet asnjë punim ndërtimi në terren qe cenon turistet.

Kategoritë që përfshihen në masat e pezullimit janë, punimet në karriera, pikat e nxjerrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të inerteve si dhe aktivitet e lidhura me to.

Punimet e ndërtimit, nga faza e gërmimit dhe hedhjes së themeleve deri në përfundim të ngritjes së karabinës së objektit.

Apo çdo ndërtim apo punim që shkakton zhurmë, pluhur ose ndikim tjetër negative në mjedis.

Zonat që përfshin masa e pezullimit janë çdo zonë bregdetare, qendrat urbane turistike, qendrat historike apo zonat e mbrojtura me funksion turistik.

Përjashtohen nga pezullimi, punimet e rifiniturave të brendshme apo të vogla pas përfundimit të ngritjes së karabinës së objektit, të pajisura me dokumentacion dhe që nuk shkaktojnë zhurmë, pluhur apo kanë pasoja negative për mjedisin dhe turistët.

Në rast se subjektet shkelin këtë masë dhe vijojnë me ndërtime apo punime gjatë këtyre 45 ditëve, masa e gjobës fillon nga 2 milionë lekë.

Qeveria shqiptare ka marrë këtë masë të përkohshme për një sezon sa më të qetë turistik, pa zhurma, pa pluhur dhe me standare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.