☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▼0.29%
DOW 52,345 ▼0.25%
NASDAQ 26,221 ▼1.24%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,038 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,428 ▲ +0.95% ETH $2,358 ▲ +0.94% XRP $1.3099 ▼ -0.37% SOL $102.4700 ▲ +1.43%
S&P 500 7,721 ▼0.29 % DOW 52,345 ▼0.25 % NASDAQ 26,221 ▼1.24 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,038 ▼0.33 % S&P 500 7,721 ▼0.29 % DOW 52,345 ▼0.25 % NASDAQ 26,221 ▼1.24 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,038 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

Policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 32-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes në ambientet e Poliklinikës së qytetit. Në pranga është vënë edhe babai i tij, 53 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti kishte nisur fillimisht në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa më pas është zhvendosur në ambientet e Poliklinikës, ku babë e bir dyshohet se kanë goditur me thikë 32-vjeçarin. I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve.

18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”, ndërsa babai i tij akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Në lidhje me këtë konflikt, më herët gjatë ditës, Policia kishte arrestuar në flagrancë edhe një 41 vjeçar, vëllanë e të plagosurit, duke parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të ngjarjes.

Ai u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi ishte nisur i armatosur për t’u hakmarrë për plagosjen e të vëllait. Atij iu sekuestrua arma e tipit pistoletë dhe autoritetet po hetojnë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.