🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 91.64 ▲1.79%
ARI 4,118 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,140 ▲ +0.79% ETH $1,641 ▲ +0.21% XRP $1.1130 ▼ -1.25% SOL $64.7900 ▼ -0.37%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 91.64 ▲1.79 % ARI 4,118 ▼0.38 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 91.64 ▲1.79 % ARI 4,118 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Plan kombëtar për mbylljen e lojërave të fatit. Rama paralajmëron shefat e policisë

Ashtu sikurse u luftua fenomeni i kanabisit, ku rezultatet ishin mjaft të mira, e njëjta skemë do të funksionojë edhe për mbylljen e lojërave të fatit në vendin tonë.

Duke sjell si shembull skemën kombëtare në luftën kundër kanabisit, Kryeministri Edi Rama tregoi edhe mënyrën se si do të bëhet mbyllja e lojërave të fatit në vend, duke paralajmëruar efektivët dhe krerët e komisariateve të Policisë se nëse në 1 janar do të konstatohen pika bastesh në zonën e tyre, ata do të largohen nga drejtimi i komisariateve.

“Plani kombëtar që çoi në zhdukjen e fenomenit të kanabisit, duke i konsideruar parcelat e fotografuara si vende krimi dhe duke ju thënë të gjitha komisariateve të policisë se ky është vendi ku ka ndodhur krimi, dhe nëse krimi përsëritet në këtë vend përgjegjësia është e juaja. Ka qenë një eksperiencës shumë pozitive që është aplikuar me njësitë e lojërave të fatit. Njësitë e lojërave të fatit në çdo komisariat janë të identifikuara dhe nëse një njësi do të punojë haptas ose mbylltaz, që shpresoj që jo, pasi kanë shumë mëkate, por budallenj nuk janë dhe do të konstatohet kjo gjë nga qytetarët, shërbimet apo mediet, përgjegjësia do të bjerë direkt mbi drejtuesit e policisë dhe do të largohen nga Policia e Shtetit”, – theksoi Rama.

Një nga çështjet mjaft shqetësuese është edhe papunësia e shkaktuar nga mbyllja e lojërave të fatit, ku Kryeministri Rama tregoi mënyrat se si do të rehabilitohen këta persona.

“Boll më me paratë e prindërve, që mezi i nxjerrin, të derdhura në lumin dhe llumin e kumarit, ato para duhet të mbeten te konsumi familjar. Ndërkohë që pyetjes për ata që do të mbeten pa punë, i përgjigjem shumë thjeshtë: Kemi rritur regjistrimet në kurset profesionale dhe zyrat e punës, nga ana tjetër, zyrat e punës e dhanë shifrën, duke realizuar ndërmjetësime për 34 mijë e disa qindra të tjerë të punësuar. Së treti, në ekonominë e tregut shumë njësi do të transformohen në njësi të tjera dhe aty përsëri do të ketë vende pune”, – përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.