☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Boterori

Plan për të vrarë Ronaldon e Messin! Zbulohen kërcënimet terroriste në Botëror

Jo vetëm futboll, spektakël dhe miliona tifozë. Pas Botërorit 2026, të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, dalin në dritë edhe episode shqetësuese që lidhen me sigurinë e yjeve të futbollit.

Sipas dokumenteve policore, të publikuara nga mediat spanjolle, Lionel Messi ishte lojtari që mori më shumë kërcënime gjatë turneut.

Një prej rasteve më serioze u regjistrua përpara ndeshjes Argjentinë–Egjipt.

Në rrjetet sociale, një person kërcënoi se do të hynte në stadiumin e Atlantës me eksplozivë, duke përmendur drejtpërdrejt edhe Lionel Messin.

Një tjetër alarm erdhi përmes një telefonate në polici, ku një person pretendoi se po drejtohej drejt stadiumit me armë dhe eksplozivë.

Në kërcënim u përmendën policia dhe futbollistët, me një referencë të veçantë për yllin argjentinas.

Gjatë ndeshjes, një tjetër sinjalizim për eksplozivë brenda stadiumit vuri në lëvizje autoritetet. Specialistët e sigurisë kryen kontrolle të imtësishme, ndërsa masat e sigurisë u përforcuan.

Në qendër të incidenteve ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Në Hjuston, policia arrestoi një person që dyshohej se po kërkonte informacione për hotelin ku qëndronte ylli portugez.

Ndërsa në Toronto, një tjetër person tentoi të hynte në ashensor me Ronaldon. Pas arrestimit, ai deklaroi se dëshironte vetëm një fotografi me futbollistin.

Raporti përmend edhe arbitrin francez François Letexier, i cili dyshohet se mori më shumë se 6 mijë kërcënime në WhatsApp. Për shkak të situatës, familjes së tij në Francë iu ofrua mbrojtje policore.

Edhe Kylian Mbappé u përball me kërcënime dhe komente ksenofobe në internet.

Sipas raportit, në Paraguai u publikuan në rrjetet sociale edhe pamje të një kukulle me imazhin e futbollistit duke u djegur. Një tjetër fytyrë e Botërorit 2026, larg spektaklit të fushës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.