🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.45 ▲2.06%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,631 ▼ -1.99% ETH $2,249 ▼ -1.62% XRP $1.2521 ▲ +0.19% SOL $91.8000 ▼ -2.73%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.45 ▲2.06 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.45 ▲2.06 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Plazhi i lirë” në Spille, sekuestrohen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje

Janë sekuestruar 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike të plazhit të Spilles.

Ndërhyrja është kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë në kuadër të operacionit policor “Plazhi i lirë”, i cili ka si qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje gjatë sezonit veror.

Sipas Policisë, pajisjet e plazhit ishin vendosur pa autorizimin përkatës nga dy shtetas, ndaj të cilëve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për shtetasit B. T., 37 vjeç dhe Z. K., 71 vjeç, banues në Spille dhe Elbasan.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare për të garantuar lirimin e hapësirave publike dhe respektimin e rregullave nga subjektet që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.