☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.67 ▼3.31%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,198 ▲ +0.28% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2503 ▼ -0.3% SOL $94.4400 ▼ -1.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye

Sherr dhe përplasje të fortë shënoi mbrëmja e së dielës, në protestën e 77 para Kryeministrisë. Përplasja duket si mes dy grupimeve, që kanë dalë në shesh prej fillimit të saj, e cilësuar edhe si “revolucioni flamingo”.

Ata janë përplasur fizikisht mes tyre dhe kanë qe qenë ndërhyrja e personave të tjerë që shmangu agravimin e situatës.

Analisti Martin Leka, i ftuar në “Neës Line” komentoi situatën dhe pamjet e përplasjes, duke deklaruar se këto akte dëshmuan faktin se protestës i ka ikur qytetaria dhe kauza e saj.

Sipas tij, protesta tashmë duket se ka përfunduar në përplasje klanesh, që nuk kanë lidhje fare me çështjet për të cilat nisi.

“Është ajo që e kemi paralajmëruar me kohë pasi protestës i ka ikur faza e fillimit, i ka ikur qytetaria dhe po e shohim ditë për ditë, sidomos dje. Ka degraduar në llogari të klaneve të ndryshme që përbëjnë protestën. Edhe në do të më përpara kemi parë protagonistë të protestës, të cilët janë distancuar nga shumë grupe të protestës kanë denoncuar grupimin e mikrofonit, dhe kemi parë që shumë protagonistë seriozë të protestë janë distancuar prej atyre që duan të privatizojnë protestën”, tha Leka.

Ai theksoi se akëte e tilla shkojnë në favor të kryeministrit Edi Rama dhe siç tha i “çojnë ujë në mullirin e qeverisë”.

“Kjo është protestë, nuk do prisnim gjë tjetër përveç kësaj dhe sigurisht kjo çon ujë në mullirin e qeverisë Rama. Protesta e ka ezauruar gjithçka pati pas fillimit të saj, pas dy javëve të para të saj”, shtoi Leka.

Protesta u shpreh Leka duhet të përfundojë pasi është kthyer tashmë në një protestë politike, tezat e së cilës siç theksoi ai, i ka artikuluar Partia Demokratike dhe vetë Sali Berisha.

“Është shmangur nga thelbi dhe boshti i saj për të cilën qytetarët dolën në protestë, dhe tashmë protesta është tashmë thjesht një protestë politike. Arsyeja kryesore për të cilën duhet të mbyllet kjo protestë, është rënia e kauzës së saj”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.