Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,404 ▼0.92%
DOW 51,836 ▲0.24%
NASDAQ 25,799 ▼1.41%
NAFTA 72.93 ▼1.26%
ARI 4,159 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,618 ▼ -2.97% ETH $1,662 ▼ -4.22% XRP $1.1010 ▼ -3.09% SOL $69.0300 ▼ -4.98%
S&P 500 7,404 ▼0.92 % DOW 51,836 ▲0.24 % NASDAQ 25,799 ▼1.41 % NAFTA 72.93 ▼1.26 % ARI 4,159 ▼1.03 % S&P 500 7,404 ▼0.92 % DOW 51,836 ▲0.24 % NASDAQ 25,799 ▼1.41 % NAFTA 72.93 ▼1.26 % ARI 4,159 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Politika

“Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së”, Çupi: Pas protestës qëndron Irani, Goxhaj është zëdhënësi i tij

Në ditën e 23-të të protestave, zëri i qytetarëve u bë Dritan Goxhaj, mbrojtës i regjimit të Iranit. Përpara Kryeministrisë, ai paraqiti pesë kërkesa, ndërsa në asnjërën prej tyre nuk ishte temë Zvërneci dhe Sazani.

Kryeministri Rama tha se kjo është prova më e qartë se Irani qëndron pas protestës në bulevard. Por kryeministri theksoi se, në fund, më të fortë do të dalin Partia Socialiste dhe qeveria.

Analisti Frruk Çupi, i ftuar në “News Line”, komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me protestën para Kryeministrisë, duke pretenduar se pas saj qëndrojnë interesa të lidhura me Iranin.

Ai e cilësoi Goxhajn si “njeri të absurdit, falsitetit dhe mitomanisë”, duke shtuar se tipologjia e protestës është vetëm mashtrimi. Më tej, Çupi tha se Irani po vazhdon të investojë në këtë protestë, e cila bëhet kundër interesit kombëtar.

Ai u ndal dhe te protestuesit e ardhur nga Kosova, ndërsa tha se Albin Kurti është armik i përbetuar i përparimit të shtetit shqiptar.

“Dje kishte zhvillime, në raport me dirigjentin e  protestave që ndodhet jashtë vendit sigurisht, Irani shpejtoi dje të nxirrte kartën e fundit. Kartën më private, kartën më të tij, që ishte Dritan Goxhaj. Ky është njeri i sprovuar antiamerikan. Tërë jetën, është një njeri i absurdit. Është njeri i falsitetit dhe i mitomanisë. Nuk është fare i vërtetë. Tipologjia e kësaj proteste është mashtrimi. Dhe u eliminuam organizatorët e tjerë të protestës.

Kur u eliminua, u eliminua kur Irani kuptoi se po futen influenca të tjera. Irani u tremb dhe futi “kalin” e fundit. Manipulimi i protestës duket hapur në gjithçka. I deleguari i Iranit është ky njeriu, që solli atje në shesh. Irani po luan me një pasiguri totale, por ka investuar.

Askush nuk po di nga vijnë investimet. Kemi të bëjmë me një situatë të qartë tashmë kush është kush dhe çfarë është çfarë. Grumbullimi ka shkuar deri në degradim numerik. Strumbullari i kësaj lëvizjeje të tërë, kam frikë se do ketë pasoja shumë të rënda me atë ardhmen e dy shteteve tona. Albin Kurti është armik i betuar i përparimit të shtetit shqiptar. Në Shqipëri ka kryer terror. Organizata e tij ka vendosur politikat e saj islamiste, që shkojnë deri në terrorizëm”, tha ai.

Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK-së dhe tashmë mbrojtës e zëdhënës i protestës në bulevard, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë. Sipas një dokumenti të vitit 1999, të firmosur nga ish-komandanti “Plaku”, Goxhaj u largua me vetëdije për të mos luftuar.

Për këtë çështje, Çupi theksoi se Goxhaj është dënuar pasi ka kërcënuar persona dëshmitarë në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmitë e publikuara tregojnë se nuk ka marrë pjesë asnjë ditë të vetme në luftë.

“Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së. Sipas dëshmive, që kanë dalë, rezulton se as edhe një ditë Goxhaj nuk ka qenë luftëtar i UÇK. Është burgosur se ka kërcënuar dëshmitarët në raport me UÇK-në. Nga protesta pritet zhgënjimi i atyre që shkuan atje.

Zhgënjimi mund të prodhojë krizë brenda protestës. Do të veprojë ligji. Protesta ka shembur prona private në gjithë Shqipërinë. Kush do t’i paguajë shpenzimet? Kush do të shkojë në burg? Kush do t’i mbulojë dëmet e ‘Revolucionit’? Kush do ta paguajë, Albin Kurti? Kush do të paguajë? Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Populli i Shqipërisë është dëmtuar, interesat janë dëmtuar. Pse iu sulen gardheve?”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.