☁️
Tiranë 31°C · Vranët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.40 ▼0.42%
ARI 4,187 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $61,992 ▲ +0.39% ETH $1,734 ▲ +1.85% XRP $1.1196 ▲ +2.46% SOL $81.3200 ▲ +0.76%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.40 ▼0.42 % ARI 4,187 ▲1.47 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.40 ▼0.42 % ARI 4,187 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Kosova

Policia dhe vetëvendosja përplasen për “bilancin”

Arrestimi i Kurtit, policia dhe Vetëvendosje përplasen për “bilancin” Arrestimi i deputetit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pasuar me shoqërimin e 95 personave, sipas policisë së Kosovës, ndërkohë vetë partia e opozitës ka njoftuar se janë mbi 150 aktivistë dhe qyetarë të arrestuar.

Të lënduar sipas bilancit më të fundit të policisë janë 4 protestues dhe 2 policë, që po marrin mjekim në QKUK. Ndërsa zyrtarë të Vetëvendosjes kanë deklaruar se gjatë arrestimit të Kurtit dhe aktivistëve të tjerë është përdorur dhunë nga ana e Policisë.

Deputetja e Vetëvendosjes, njëherësh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti tha për Top Channel se policia ka përdorur edhe plumba gome brenda godinës së partisë dhe se bastisja brenda zyrës është realizuar pa ndonjë urdhër zyrtar të prokurorit.

Kjo është mohuar nga shefi i zyrës për informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani gjatë një konference për shtyp, i cili tha se të gjitha veprimet e policisë ishin në koordinim me prokurorinë.

Kelani po ashtu tha se shtimi i forcave policore në kryeqytet kishte të bënte edhe me vendimin për ngritjen e masave të sigurisë për shkak të terrorizmit.

Në kohën kur po zhvillohej bastisja në selinë e Vetëvendosjes, Albin Kurti është dërguar në Gjykatën Themelore për seancë dëgjimore.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, përmes një komunikate ka sqaruar se Kurti përballet me veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “përdorimi të armëve” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Pas kërkesës së prokurorit, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ish-kryetarit të Vetëvendosjes.

Në anën tjetër, kryetari aktual i lëvizjes, Visar Ymeri dhe zyrtarë të tjerë të grupit kanë qëndruar pranë selisë së tyre në kohën kur po kryej bastisja.

Ata kanë deklaruar se asnjë zyrtar i Vetëvendosjes nuk është lejuar të jetë i pranishëm gjatë bastisjes, duke e cilësuar këtë si shkelje ligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.