☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $63,936 ▲ +0.14% ETH $1,678 ▲ +-0% XRP $1.1486 ▲ +0.33% SOL $67.8900 ▲ +1.33%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Kronika

Policia e Tiranës publikon bilancin për muajin maj: Mbi 240 të arrestuar dhe 58 operacione

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Oliger Torba, dhe Drejtori i Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, Ermal Haxhi, kanë prezantuar këtë të shtunë rezultatet e punës për muajin maj 2026, si dhe prioritetet kryesore të strukturave që ata drejtojnë.

Drejtori i DVP Tiranë theksoi se prioritetet kryesore gjatë muajit maj dhe dy javëve të para të qershorit kanë qenë garantimi i rendit dhe sigurisë publike, siguria në shkolla dhe rrugë, lufta kundër narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, krimit ekonomik, krimeve mjedisore, si dhe reagimi i shpejtë ndaj çdo ngjarjeje që cenon rendin.

Po ashtu, është theksuar bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë e Tiranës dhe roli i denoncimeve të qytetarëve në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë muajit maj në qarkun e Tiranës janë evidentuar: 1436 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 1331 (92.6%); 1376 autorë të dyshuar; 247 të arrestuar; 1055 të proceduar në gjendje të lirë dhe 60 janë në kërkim.

Janë finalizuar 58 operacione policore në fusha të ndryshme të kriminalitetit si: “Zonat” (4 faza) – goditje e shpërndarjes së drogës pranë shkollave dhe në Tiranë, me sekuestrime mbi 2.7 kg kokainë dhe heroinë, si dhe shuma parash dhe prova materiale; “Rrjeti” – sekuestrimi i 17 armëve zjarri, municioneve, 6 granatave dhe rreth 1 kg lëndë plasëse; “Hold On” – zbulimi i një call-centeri të paligjshëm; “Wrong Transaction” – 11 masa sigurie ndaj punonjësve bankarë, të dyshuar për përvetësim të rreth 309.740 euro dhe 92.000 dollarë përmes ndërhyrjeve kompjuterike; “Falsifikatorët” – goditje e dy bazave të falsifikimit të dokumenteve (patenta, karta identiteti, pasaporta biometrike), me 4 të arrestuar dhe dokumente të sekuestruara.

Janë kapur 46 persona në kërkim kombëtar dhe 6 persona në kërkim ndërkombëtar. Janë evidentuar 205 raste vjedhjesh, nga të cilat 169 janë zbardhur (82%), ndërsa 57 persona janë arrestuar. Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 168 raste, me 36 persona të arrestuar, ndërsa në fushën e krimeve mjedisore janë regjistruar 123 raste. Janë sekuestruar 3.000 fara kanabisi dhe janë asgjësuar 1415 bimë narkotike. Në luftën kundër lojërave të fatit janë finalizuar 8 operacione, me 26 persona të proceduar dhe sekuestrime të pajisjeve të ndryshme.

Në fushën e sigurisë publike dhe dhunës, gjatë periudhës janë trajtuar gjithsej 2156 konflikte, nga të cilat 90 raste dhune në familje dhe 2066 konflikte për motive të ndryshme. Strukturat policore, sipas drejtuesit, kanë parandaluar përshkallëzimin e një numri të madh ngjarjesh falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit me Prokurorinë. Gjithashtu, janë dokumentuar 5 ngjarje të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e një 17-vjeçari me armë zjarri, vrasjen në Kamëz, rrëmbimin e një 34-vjeçari, plagosjen e një punonjësi policie dhe vjedhjen me armë të një argjendarie në Kamëz.

Në fushën e sigurisë rrugore, Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimin me mjete inteligjente, duke reduktuar kontaktin direkt me drejtuesit e automjeteve. Gjatë muajit maj janë konstatuar 6214 shkelje, ose 1895 më shumë krahasuar me muajin e kaluar. Janë regjistruar 53 aksidente rrugore, nga të cilat 3 me pasojë humbjen e jetës. Shkeljet më të shpeshta lidhen me shpejtësinë, parakalimet e gabuara, parkimet e paligjshme dhe mosdhënien e përparësisë.

Gjatë muajit maj, Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin Tiranë ka shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit të lëvizjeve në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e konsideruar këtë periudhë si një nga sfidat kryesore të vitit.

Në pikën e kalimit kufitar Rinas janë përpunuar 1.234.500 shtetas dhe 7.480 avionë, ndërsa fluksi maksimal në 24 orë ka arritur në 47.358 shtetas dhe 270 avionë. Aktualisht funksionojnë 37 sportele dhe sisteme E-gate për përpunim më të shpejtë të pasagjerëve.

Në fushën e krimeve në kufi janë evidentuar 34 vepra penale me 36 autorë, me efikasitet zbulimi 100%. Këto përfshijnë kontrabandë mallrash (bizhuteri dhe veshje), mosdeklarim të valutës (me sekuestrim të 59.060 eurove, 48.700 paund dhe 20.260 dollarë amerikanë), falsifikim dokumentesh, kalim të paligjshëm të kufirit dhe raste të tjera penale.

Në fushën e migracionit të parregullt janë trajtuar 36 raste me 36 shtetas të huaj, ku 15 janë larguar vullnetarisht, 10 janë dëbuar dhe 11 janë vendosur në qendrën e të huajve në Karreç. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithashtu 1716 aplikime për leje qëndrimi ose leje unike, me një rritje prej 23% krahasuar me vitin e kaluar.

Janë kapur 38 persona në kërkim në kufi (30 kombëtar dhe 8 ndërkombëtar), prej të cilëve 6 janë arrestuar për ekstradim, si dhe janë konstatuar 115 shkelje administrative të ndryshme.

Në përmbyllje, të dy drejtorët theksuan angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin, sigurinë dhe reagimin e shpejtë ndaj çdo situate, duke kërkuar njëkohësisht bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët dhe median.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.