☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.67 ▲0.22%
ARI 3,938 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,942 ▼ -2.21% ETH $2,253 ▼ -2.48% XRP $1.2526 ▼ -0.74% SOL $92.2000 ▼ -3.6%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.67 ▲0.22 % ARI 3,938 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

POLONI – Partia më e madhe opozitare PiS shpërbëhet pas përplasjeve të brendshme

VARSHAVË, 24 korrik /ATSH-DPA/- Partia opozitare më e madhe në Poloni, PiS (Ligj dhe Drejtësi), u nda në dy grupe pas një sherri të brendshëm.

Lideri i saj, Jarosław Kaczyński, largoi nga partia ish-kryeministrin Mateusz Morawiecki, pas një konflikti të brendshëm për drejtimin e ardhshëm të partisë.

Kaczyński tha se Morawiecki dhe disa deputetë të tjerë u larguan vetë, sepse nuk pranuan të firmosnin deklaratën e besnikërisë ndaj partisë.

Por Morawiecki dhe analistët politikë e cilësuan këtë si një largim të detyruar, dhe si një përjashtim nga partia.

Sipas Morawiecki, rreth 40 deputetë do të largohen gjithashtu nga PiS.

Ai ende nuk ka bërë të ditur nëse do të krijojë një parti të re politike.

Konflikti lidhet me pyetjen se në cilin drejtim duhet të shkojë PiS, një parti që ka qeverisur Poloninë nga viti 2015 deri në 2023.

Gjatë kësaj periudhe ajo ndryshoi shumë politika të vendit dhe pati përplasje të vazhdueshme me Bashkimin Evropian.

Në mars, Kaczyński zgjodhi politikanin Przemysław Czarnek si kandidat të partisë për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Synimi i tij ishte që PiS të tërhiqte më shumë votues nga partitë e ekstremit të djathtë.

Por Morawiecki, një ish-bankier me qëndrime më liberale në ekonomi, i cili ishte kryeministër nga 2017 deri më 2023, u ndje i anashkaluar nga kjo zgjedhje.

Si kundërpërgjigje, ai krijoi grupimin “Zhvillimi Plus” me politikanë më të moderuar dhe kërkoi që PiS të rikthehej te një aleancë më e gjerë e së djathtës dhe qendrës së djathtë polake.

Kaczyński reagoi duke vendosur një ultimatum: grupimi duhej të shpërbëhej dhe të gjithë anëtarët duhej të firmosnin një deklaratë besnikërie ndaj partisë.

Morawiecki nuk e pranoi këtë kërkesë. “Nuk mund të lejonim që të na detyronin të firmosnim deklarata besnikërie”, tha ai pas largimit nga partia.

Kaczyński deklaroi se këshilli drejtues i PiS do të zyrtarizojë të martën largimin e Morawiecki dhe të rreth 30 mbështetësve të tij.

Para kësaj përçarjeje, PiS ishte grupimi më i madh në parlamentin polak, me 186 deputetë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.