⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,178 ▼ -1.21% ETH $2,239 ▲ +0.15% XRP $1.2441 ▼ -0.52% SOL $96.0700 ▼ -1.11%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Pompeo në Greqi: Inkurajojmë dhe mbështesim dialogun me Turqinë sa më shpejt

I shoqëruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në ditën e dytë të vizitës së tij në Greqi, kreu i diplomacisë amerikane Mike Pompeo ka vizituar fregatën greke “ Salamis” dhe bazën ushtarake të Sudes në Hania të Kretës e cila sipas deklaratave të dy politikanëve shndërrohet në bazën më strategjike të rajonit, pasi përveç zgjerimit dhe pajisjes me teknologjinë e fundit, bëhet bazë e përhershme ankorimi për një prej anijeve më të mëdha ushtarake të SHBA.
“Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhet se marrëdhëniet midis dy vendeve janë më të mira se kurrë dhe po forcohen vazhdimisht. Anija ushtarake USS Hershel Ëoody Ëilliams, baza më e re lundruese e marinës amerikane, do të ankorohet përgjithmonë në Souda. Bëhet fjalë për një zgjedhje ideale, duke pasur parasysh vendndodhjen strategjike të bazës dhe kjo simbolizon bashkëpunim në sektorin e mbrojtjes që do të vazhdojë të zgjerohet dhe zhvillohet. Ndërsa bashkëpunimi në sektorin e sigurisë është vërtet i rëndësishëm pasi Rusia vazhdon të ketë një rol destabilizues në rajon dhe sidomos në Libi”- tha Pompeo.

Edhe kryeministri Mitsotakis e ka quajtur bazen e Sudes dhe Kretën vendin ku dëgjohen rrahjet e zemrës të bashkëpunimit greko-amerikan, ndërsa i ka parashtruar z. Pompeo edhe njëherë pozicionimin grek në lidhje me zhvillimet në Mesdheun lindor dhe tensionet me Turqinë duke theksuar se tashmë ka ardhur koha për diplomaci.

“Mesdheu lindor është një zonë shumë e ndjeshme që është sprovuar kohët e fundit nga agresiviteti i Turqisë. Unë dhe ministrat e mi i paraqitëm delegacionit amerikan pozicionet greke të cilat unë besoj se janë plotësisht në përputhje me deklaratat e fundit të Departamentit të Shtetit. Dhe do t’i përmbledhja ato me katër fjalë: ‘Jo veprimeve të njëanshme’. Përgjigja greke ndaj të gjitha provokimeve është gjithmonë mbrojtja e të drejtave tona kombëtare”- tha Mitsotakis.

“Ne, Amerikanët, e shikojmë Greqinë si një shtyllë të vërtetë për stabilitetin dhe prosperitetin në Mesdheun lindor dhe jemi tepër krenarë që mbështesim udhëheqjen e saj. Ne mbështesim fuqimisht dialogun midis aleatëve të NATO-s Greqisë dhe Turqisë dhe i inkurajojmë ato të rifillojnë diskutimin e këtyre çështjeve sa më shpejt të jetë e mundur”- shtoi Pompeo.

Pompeo ka theksuar se është hera e dytë që viziton Greqinë brenda një viti dhe hera e parë që një sekretar amerikan i shtetit shkon në Selanik dhe bisedon me biznesmenë për bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe investimeve në Greqinë e Veriut dhe në Ballkan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.