☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 77.16 ▼0.17%
ARI 4,372 ▲1.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,887 ▲ +0.35% ETH $1,914 ▲ +0.5% XRP $1.0357 ▼ -1.02% SOL $73.5900 ▲ +0.26%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.16 ▼0.17 % ARI 4,372 ▲1.67 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 77.16 ▼0.17 % ARI 4,372 ▲1.67 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Europa

Pranimi i anëtarëve të rinj në BE? Rama për Financial Times: Jemi në momentin më të mirë

Pas më shumë se një dekade pa pranuar asnjë anëtar të ri, Bashkimi Evropian po përballet me një moment vendimtar për politikën e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit.

Financial Times në një analizë të publikuar së fundmi shkruan se ndryshimet gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe sfidat e sigurisë kanë rikthyer zgjerimin në qendër të agjendës së Brukselit. Megjithatë, sipas saj brenda BE-së vazhdojnë debatet nëse blloku është realisht gati të pranojë anëtarë të rinj.

Shqipëria përmendet si një nga vendet që ka ecur përpara në negociata, krahas Malit të Zi, Ukrainës dhe Moldavisë.

“Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Vendi ndodhet në momentin më të mirë në shumë drejtime”, tha për Financial Times kryeministri Edi Rama.

Sipas FT, Mali i Zi mbetet vendi më pranë anëtarësimit, ndërsa Shqipëria ka nisur mbylljen e kapitujve të parë të negociatave, duke u renditur mes vendeve me ritmin më të shpejtë të reformave.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, argumenton se zgjerimi nuk shihet më vetëm si një proces ekonomik, por gjithnjë e më shumë si një çështje sigurie.

“Zgjerimi nuk është më vetëm që vendet kandidate të arrijnë nivelin tonë. Sot ai është edhe një politikë sigurie. Ka të bëjë me mënyrën se si ne, evropianët, mund të punojmë së bashku në realitetin e ri botëror”, u shpreh Kos.Ndër të tjera, FT thekson se brenda Bashkimit Evropian vazhdojnë të ekzistojnë dilema për mënyrën se si duhet të zhvillohet zgjerimi.

Franca dhe Gjermania kanë propozuar një model integrimi gradual, ku vendet kandidate do të përfitonin pjesërisht nga anëtarësimi gjatë zbatimit të reformave, ndërsa disa vende kandidate kanë shprehur shqetësimin se kjo mund ta zgjasë edhe më shumë procesin.

Sipas Financial Times, muajt e mbetur të vitit 2026 konsiderohen vendimtarë për të ardhmen e zgjerimit.

Nëse Mali i Zi arrin të mbyllë kapitujt e mbetur dhe Bashkimi Evropian dakordësohet për reformat e brendshme, blloku mund të hapë rrugën për një fazë të re të zgjerimit.

Në të kundërt, paralajmërojnë autorët, rrezikohet të dëmtohet besueshmëria e vetë Bashkimit Evropian ndaj vendeve aspirante.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.