☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,885 ▲ +0.5% ETH $2,421 ▼ -0.08% XRP $1.3003 ▼ -0.38% SOL $104.0300 ▼ -0.5%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Boterori

Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

Pro Ref, institucioni përgjegjës për arbitrimin në Premier League, ka pranuar se goli i Erling Haaland në derbin e Manchesterit ndaj Manchester United nuk duhej të ishte akorduar.

Goli i shënuar nga sulmuesi norvegjez në minutën e 60-të fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u ndryshua dhe goli u konsiderua i rregullt.

Debati lidhet me pozicionin e Enzo Fernández gjatë aksionit. Pas devijimit të Patrick Dorgu ndaj krosimit të Josko Gvardiol, Fernández ndodhej pranë Lisandro Martínez, por VAR vlerësoi se mesfushori argjentinas nuk kishte ndikuar në aksion. Megjithatë, Pro Ref ka pranuar se kjo ishte një gabim vlerësimi.

Në një deklaratë zyrtare, institucioni sqaroi se Haaland ishte në pozicion të rregullt, por VAR-i nuk e kishte vlerësuar siç duhet ndikimin e pozicionit të Fernández në aksion. Sipas Pro Ref, VAR-i duhej t’i kishte rekomanduar arbitrit një rishikim të situatës në monitorin në fushë.

“VAR-i nuk e njohu ndikimin e mundshëm të pozicionit të tij dhe duhej të kishte rekomanduar një rishikim në fushë”, thuhet në deklaratë.

Pro Ref bëri të ditur gjithashtu se ka kontaktuar Manchester United për të pranuar gabimin dhe se do të nisë një hetim për incidentin.

Vendimi ka rikthyer debatet mbi përdorimin e VAR-it në Premier League, ndërsa goli i Haaland rezultoi vendimtar për fitoren e Manchester Cityt në derbin e Manchesterit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.