☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.45 ▲2.4%
ARI 4,020 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,130 ▼ -3.53% ETH $2,208 ▼ -4.13% XRP $1.2166 ▼ -6.11% SOL $94.6700 ▼ -4.93%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.45 ▲2.4 % ARI 4,020 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Presidenti, mbahet raundi i parë. Rama-Meta: Do presim opozitën

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur pasditen e së mërkurës raundin e parë të votimit të presidentit të Republikës, edhe pse pa një kandidaturë.
Para seancës u mbajt mbledhja e komisionit parlamentar të ligjeve, ku gjatë diskutimit nuk u paraqit asnjë emër.
Megjithatë, pavarësisht mungesës së një emri, Kuvendi u mblodh për të konsumuar raundin e parë. Në përfundim të tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, shpreson që opozita, e cila ka bojkotuar Parlamentin, të kthehet në rrugën e arsyes.
“Të gjejmë konsensus rreth një figure sa më përfaqësuese. Ne do të presim, më mirë një president i duhur dhe i pranuar”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se, mazhoranca do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë shqiptarëve atë që meritojnë.
“Ne duam t’i japim Shqipërisë një president dinjitoz që të qëndrojë mbi palët e të mos jetë i njëanshëm”, ka vijuar Rama.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se, ezaurimi i raundit të sotëm pa kandidat ishte një tregues i vullnetit për të respektuar procedurat, “por edhe i durimit për të patur mundësinë për të biseduar me opozitën për një proces sa më bashkëpunues e sa më konsensual”.
“Pasi dihet se kjo mazhorancë i ka numrat për të bërë një zgjedhje të plotë e legjitime të presidentit të ri. Por ky është një proces shumë i rëndësishëm ndaj dhe kërkon pjesëmarrjen edhe të opozitës”, ka thënë Meta.
Ai ka bërë me dije se Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që raundi i dytë të jetë ditën e enjte, ndërsa ka shtuar se ekziston koha për të diskutuar këtë çështje në tryezë me opozitën.
“Do ta presim brenda gjithë mundësive tona, por kjo nuk mjafton pasi edhe opozita duhet të vijë. Shpresoj që java e ardhshme të shënojë fillimin e dialogut, gjë kjo e kërkuar edhe nga kryetari i PPE-së”, ka thënë Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.