☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 92.18 ▲1.83%
ARI 4,051 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,918 ▼ -5.79% ETH $2,235 ▼ -7.89% XRP $1.2062 ▼ -7.95% SOL $89.8400 ▼ -6.89%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.18 ▲1.83 % ARI 4,051 ▼1.51 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.18 ▲1.83 % ARI 4,051 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Amerika

Presidenti Obama takon udhëheqësit e Amerikës Qendrore

Presidenti Barak Obama i  tha udhëheqësve të Amerikës Qendrore se ata ndajnë përgjegjësinë me Shtetet e Bashkuara për të trajtuar çështjen e fluksit të fëmijëve imigrantë në kufirin me Shtetet e Bashkuara.

obama

Në një takim që patën të premten në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama i tha presidentëve të Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasit, se fëmijët imigrantë pa ndonjë arsye të vlefshme për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara, do të dërgohen në shtëpitë e tyre.

Zoti Obama tha se mund të ketë disa raste, kur imigrantët mund të kërkojnë status refugjatësh, por këto raste do të jetë të pakta.

Që nga tetori, mbi 57 mijë fëmijë të pashoqëruar janë ndaluar në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, shumica e tyre nga Salvadori, Guatemala, apo Hondurasi. Zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar udhëheqësve të Amerikës Qendrore, që të bëjnë më tepër për uljen e numrit emigrantëve të mitur të paligjshëm, disa prej të cilëve të shoqëruar nga të rritur. Presidenti i Guatemalës, Otto Perez dhe ai i Hundurasit Juan Orlando Hernandez u takuan me anëtarë të Kongresit para takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur me udhëheqësen e demokratëve në Kongres, Nancy Pelosi, presidenti i Hondurasit tha se kriza  e fëmijëve imigrantë është rezultat i krimit dhe varfërisë në Amerikën Qendrore, por edhe i mosfunksionimit të sistemit ligjor të Shteteve të Bashkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.