☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,540 ▲ +0.56% ETH $2,250 ▲ +1.52% XRP $1.2596 ▲ +2.99% SOL $96.8200 ▲ +2.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Princi i Maltës viziton për herë të parë Shqipërinë: U mrekullova

Princi i Maltës, Alfred Josef Baldacchino po zhvillon një vizitë një javorë në Shqipëri, ku po viziton disa qytete për të njohur nga afër kulturën dhe historinë.

Në një prononcim për ATSH-në, Princi Baldacchino i cili viziton për herë të parë Shqipërinë, tha se është mrekulluar nga territori shqiptar.

“Është vizita ime e parë në Shqipëri. U mrekullova. Programi im parashikon vizita në vendet historike në disa qytete. Dje vizitova kalanë e Krujës dhe Durrësin. Shpresoj se do të mjaftojë një javë për të krijuar një ide mbi gjithë territorin”, deklaron Pronci Baldacchino.

I pyetur mbi bashkëpunimin midis dy vendeve, Princi Baldacchino shprehet se ekzistojnë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi midis Maltës dhe Shqipërisë të rritet në sektorë si turizmi, kultura apo edhe arsimi.

Ndërsa duke folur për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Princi Baldacchino theksoi se Shqipëria është kompetitive dhe se duke qenë një vend në zhvillim çdo investim i huaj do të ishte i rëndësishëm pasi do të krijonte vende të reja pune.

“Shqipëria është akoma në fazë zhvillimi. Sa më shumë investime të huaja, aq më shumë hapen vende u të reja pune. Kjo sjell rritjen e kërkesës, ç’ka shtyn rritjen e prodhimit të brendshëm. Them se e ardhmja është inkurajuese”, shprehet Princi maltez.

Ai pohon se në Maltë po promovohet Shqipëria si një destinacion për investitorët e huaja. “Di që dikush po luan një rol të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë. Duhet theksuar se ka shumë maltez që tashmë kanë investuar në Shqipëri”, thekson ai.

Të shtunën Princi i Maltës, Alfred Josef Baldacchino, njëkohësisht rektori i Universitetit “Sancti Cyrilli”, mori pjesë në konferencën shkencore “Turizmi dhe migrimi, politikat ekonomike në zonën mesdhetare”, që u mbajt në Tiranë, ku u diskutua mbi zhvillimin e turizmit përgjatë mesdheut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.