🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 95.31 ▲0.96%
ARI 4,723 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,740 ▼ -0.4% ETH $2,317 ▼ -0.73% XRP $1.4134 ▼ -1.05% SOL $85.0800 ▼ -1.68%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 95.31 ▲0.96 % ARI 4,723 ▼0.39 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 95.31 ▲0.96 % ARI 4,723 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Kosova

Prishtina Mall nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Drejtorinë e Arsimit për projektin “Kids on The Moon”

Prishtina Mall ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi (MOU) me Drejtorinë e Arsimit, të përfaqësuar nga drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës z. Samir Shahini, duke vendosur bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e edukimit dhe përfshirjes së nxënësve në aktivitete edukative.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në ambientet e Prishtina Mall, ku u takuan z. Samir Shahini dhe z. Alvaro Costa, CEO i Prishtina Mall, duke shënuar fillimin e një partneriteti që synon të sjellë më afër edukimin bashkëkohor dhe përvojat interaktive për gjeneratat e reja.

Ky bashkëpunim nis me projektin “Kids on The Moon”, një ekspozitë interaktive e dedikuar për fëmijët e moshës 6 deri në 10 vjeç, e cila do të mbahet nga data 9 maj deri më 28 qershor në ambientet e Prishtina Mall. Me fillimin e ekspozitës do të nisin edhe vizitat e organizuara të shkollave, duke u ofruar nxënësve një përvojë unike mësimore jashtë klasës.

Përmes një qasjeje interaktive dhe edukative, fëmijët do të zbulojnë më shumë rreth eksplorimit të hapësirës dhe rrugëtimit të njerëzimit drejt kozmosit

Projekti “Kids on The Moon” mbështetet nga agjenci ndërkombëtare si ESA (European Space Agency) dhe NASA (National Aeronautics and Space Administration), duke i dhënë kësaj iniciative një dimension të rëndësishëm edukativ dhe ndërkombëtar.

Ky aktivitet vjen në një moment të rëndësishëm për eksplorimin hapësinor, në vazhdën e misioneve të programit Artemis, të cilat synojnë rikthimin e njerëzimit në Hënë dhe hapjen e rrugës për eksplorime të reja në hapësirë, duke e bërë këtë përvojë edhe më frymëzuese për fëmijët dhe të rinjtë.

Përmes këtij bashkëpunimi, Prishtina Mall dhe Drejtoria e Arsimit synojnë të zhvillojnë edhe në të ardhmen aktivitete të ngjashme me fokus edukimin, inovacionin dhe nxitjen e kuriozitetit shkencor tek të rinjtë.

Prishtina Mall mbetet e përkushtuar për të ofruar platforma që kombinojnë edukimin dhe argëtimin, duke krijuar përvoja me vlerë për komunitetin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.