☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 76.54 ▲3.63%
ARI 4,173 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,269 ▲ +0.71% ETH $1,732 ▲ +0.79% XRP $1.1299 ▼ -0.51% SOL $72.6700 ▼ -0.72%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 76.54 ▲3.63 % ARI 4,173 ▼0.71 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 76.54 ▲3.63 % ARI 4,173 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Procesi i Berlinit, ministrat e Ekonomisë të Ballkanit takohen në Vjenë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim që zhvillohet çdo vit në korrik, në kuadër të Procesit të Berlinit. Pjesëmarrës ishte edhe Komisioneri Johannes Hahn.

Fokusi i takimit ishte prezantimi i arritjeve në tre drejtime kryesore: Nxitja e Investimeve dhe Tregtisë në Ballkanin Perëndimor; Integrimi Ekonomik Rajonal me avancimin e projektit të zonës ekonomike rajonale MAP REA dhe Rritja e Aksesit në Financë për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme dhe ato Start-up, në përputhje me objektivat e vendosur në samitet e mëparshme (Samiti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor mbajtur në Londër dhe Samitit Dixhital i Shkupit).

Takimi u drejtua nga Mbretëria e Bashkuar dhe Austria, ndërsa data e takimit përkon edhe me fillimin e Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Europian, që do të ketë si prioritet një perspektivë zgjerimi të besueshme për Ballkanin Perëndimor.

Rritja e zgjuar në Ballkanin Perëndimor

Vendet pjesëmarrëse në Samit diskutuan nevojën për të adresuar hendekun e aftësive dixhitale, në mënyrë që forcat e punës të jenë të afta t’i përgjigjen sfidës së trasformimit dixhital.

Qeverisja e përmirësuar dhe transparenca; nxitja e inovacionit, produktivitetit dhe konkurrueshmërisë; hapja e tregjeve të reja dhe gjenerimi i mundësive të mëtejshme të punësimit; forcimi i edukimit dhe trajnimit profesional; promovimi i përfshirjes sociale dhe rritja e nivelit të mirëqenies së qytetarëve, u vlerësuan si avantazhet kryesore të dixhitalizimit.

Vendet u dakordësuan se Plani i Veprimit për Edukimin Dixhital i Bashkimit Europian, i miratuar në Janar 2018, si dhe rekomandimet e raportit të OECD (South East Europe Competitiveness Outlook 2018), mund të shërbejnë si bazë e rëndësishme për zhvillimin e strategjive kombëtare të aftësive dixhitale, përfshirë programet për uljen e hendekut gjinor dhe rritjen e punësueshmërisë.

Në këtë kuadër u kërkua mbështetje për mbajtjen e Samitit Dixhital 2019 në Serbi, që do të bashkë-organizohet nga Komisioni Europian, RCC dhe përfaqësues të biznesit.

Integrimi Ekonomik Rajonal

Samiti i Vjenës njohu progresin e bërë në implementimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Ekonomike Rajonale (MAP REA) dhe fushat prioritare për periudhën 2018-2019, të nënvizuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) dhe Sekretariati i CEFTA sipas katër shtyllave kryesore.

Vendet pjesëmarrëse në takim konfirmuan potencialin transformues të Zonës Ekonomike Rajonale (REA), duke njohur rëndësinë e integrimit rajonal.

Po kështu, u vlerësua miratimi i Axhendës Rajonale të Reformave të Investimeve (RIRA) dhe lançimi i platformës online të investimeve, që paraqet rajonin si një destinacion të vetëm investimi.

Mbështetja për sektorin privat dhe SME-të në Ballkanin Perëndimor

Një nga çështjet e ngritura nga vendet pjesëmarrëse në samitin e Vjenës është mundësia e kufizuar e tregjeve lokale të kapitalit për financimin e SME-ve. Huadhënia bankare dominon tregun e kredisë, ndërsa burimet alternative të financimit mbeten të pakta.

Vendet pjesëmarrëse diskutuan propozime të ndryshme për rritjen e mbështetjes finnaciare për SME dhe Start-up, përmes ndërthurjes së një sërë instrumentash: thellimin e fondeve ekzistuese të mbështetjes; kombinimin e programeve të vazhdueshme të asistencës teknike për institucionet financiare jo bankare dhe zgjerimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për financime të tilla, si dhe përmirësimi i programeve edukuese, këshillimore dhe ndërgjegjësuese për të adresuar mangësitë nga ana e kërkesës se SME-ve.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian njoftoi për një instrument të ri garancie, i cili do të krijohet nën Kuadrin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të lançohet në fillim të vitit 2019.

Angazhimi fillestar i BE deri në 150 milionë Euro në 2019-2020 do të synojë të rrisë investimet deri në 1 miliard Euro për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik dhe integrimin rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.