☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.99 ▲0.95%
ARI 4,461 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,777 ▼ -0.41% ETH $1,885 ▲ +0.37% XRP $1.0215 ▲ +0.74% SOL $76.5800 ▲ +0.66%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.99 ▲0.95 % ARI 4,461 ▲0.45 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.99 ▲0.95 % ARI 4,461 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Arte

Programi i Gjon Mili International Video Art Festival nis në Nju Jork

Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art Festival do të zhvillohet më 27–29 qershor 2026Producers Club Theaters në Manhattan, me moton “Are You Dreaming?”.

Për tre mbrëmje me radhë publiku do të ketë mundësinë të ndjekë filma të shkurtër, dokumentarë, video-art dhe filma të animuar nga autorë të vendeve të ndryshme të botës, si Australia, Italia, Franca, Gjermania, Brazili, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Tajvani, Monako, Sllovakia dhe Shqipëria.

Mbrëmja e parë, më 27 qershor, hapet me një program të larmishëm ku spikasin dokumentari “Haus Tumbuna”, video-arti “Kingdom of Animals” dhe në fund dokumentari kanadez “Violence Solves Everything”.

28 qershor, festivali vazhdon me një tjetër program ndërkombëtar, ndërsa në orën 20:30 do të shfaqet dokumentari “Dezo Hoffmann – Photographer of the Beatles”, kushtuar fotografit të njohur të grupit legjendar The Beatles.

Dita e fundit, më 29 qershor, i kushtohet në një pjesë të mirë krijimtarisë shqiptare. Do të shfaqen filmat “The Champ” i Ermir Ketës, “Antimuzeu” i Renis Hykës, “SOS” i Anita Morinës dhe dokumentari i shkurtër “Kecka” i Fatjet Bajramit. Më pas publiku do të ketë mundësinë të ndjekë versionin e restauruar të filmit klasik shqiptar “Kapedani”(1972), me regji të Muharrem Fejzos dhe Fehmi Hoshafit.

Organizatorët ftojnë pjesëmarrësit që, krahas aktiviteteve të festivalit, të shfrytëzojnë qëndrimin në Nju Jork për të vizituar muzetë, galeritë, lagjet historike dhe qendrat kulturore të qytetit, duke e kthyer festivalin në një përvojë artistike dhe kulturore më të gjerë.

Ndiq me poshte nje album me fotografi nga ditet e festivalit ne Korce dhe ne Dhermi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.