☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▼ -0.3% ETH $2,245 ▲ +1.1% XRP $1.2554 ▲ +1.8% SOL $96.8900 ▲ +0.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Projektit 71 milionë USD për turizmin i bie ritmi, BB ul vlerësimin për zbatimin

Projektit 71 milionë dollarë për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin  Urban që po zbatohet në katër bashki tëvendit me mbështetjen financiare të Bankës Botërore(BB) duket se i ka rënë ritimi. Banka Botërore nëvlerësimin e përgjithshëm tëzbatimit të rishikuar nëgusht e ka kaluar atë nga statusi “i kenaqshëm” në “i kënaqshëm në mënyrë të moderuar”. Gjithsesi ajo ka lënë të pandryshuar vlerësimin kur vjen puna tek progresi në kuadër të arritjes së objektivave. Sipas dokumentit të Bankës nënvizohet se kontratat e para të punimeve (rruga me kalldrëm e aksesit tëkëmbësorëve në kështjellën e Beratit, ndriçimi i rrugëve në Përmet dhe shkallët e Sarandës) janëkompletuar. Rehabilitimi i kalldrëmit në Pazarin e Gjirokastrës u nis në vjeshtën e 2018-ës.

“Të treja konsulencat për përmirësimin e integruar urban nëkatër bashkitë Berat dhe Përmet në një të tillë si dhe Sarandë e Gjirokastër kanë filluar. Konsulenca për përmirësimin e zonaveturistike në Zvërnec-Nartëdhe banjat termale në Bënjë kanënisur gjithashtu. Konsulentët për kërkimin  e tregut kanë doëzuar tashmëraportin final për kërkimin e tregut, zhvillimin e njëprodukti turizmi dhe një strategji tregu për jugun e Shqipërisë nëkatër bashkitë. Pajisja për mbetjet e ngurta në Himarë tashmëështë dorëzuar” thuhet në dokument.

Projekti për Zhvillimin e Turizmit dhe Integrimin Urban ështënjë ndër disa projektet që u financuan përmes kornizës 5 vjeçare që ka Banka Botërore për Shqipërinë. Ai ka një financim total prej 71 milionë dollarësh dhe deri në gusht rezulton që të jetëdisburusuar 15 për qind  këtij fondi apo 10.46 milionë dollarë. Projekti parashikohet që të mbyllet në 22 korrik 2022 sipas kalendarit të disbursimit që shoqëron vlerësimin e bankës.

Ky projekt ka në total katër komponentë ku i pari ështëpërmirësimi i infrastrukturës dhe pjesës urbane me një vlerë 49.3 milionë dollarë. I dyti është komponenti për përmirësimin e zonave turistike me një kosto 9.4 milionë dollarë. I treti ështëzhvillimi i një produkti dhe tregu i turizmit me 8.6 milionëdollarë dhe komponenti i katërt lidhet me mbështetjen e zbatimit me një kosto 3.6 milionë dollarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.