☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.33 ▲1.43%
ARI 4,056 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,038 ▲ +1.66% ETH $2,358 ▲ +1.94% XRP $1.3321 ▲ +2.49% SOL $102.1500 ▲ +2.06%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.33 ▲1.43 % ARI 4,056 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Prokuroria: Grupi i armatosur nga Serbia planifikoi të arrestonte Gjukanovicin

Prokuroria Speciale Shtetërore e Malit të Zi me anë të komunikatës njoftoi se grupi prej 20 shtetasve serbë ngarkohet për dy vepra kriminale, ndër të cilat është plani për arrestimin e kryeministrit Milo Gjukanovic.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga fillimi i tetorit në Serbi dhe Mal të Zi është formuar organizatë kriminale me qëllim të ndikimit mbi pushtetin ligjdhënës dhe ekzekutiv në Mal të Zi. Dyshohet se plani i kësaj organizate ka qenë që në kohën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, me përdorim të armëve t’i sulmojnë qytetarët e tubuar para Kuvendit të Malit të Zi dhe nëpunësit e Drejtorisë së Policisë, e pastaj të pushtojnë hapësirat e Kuvendit, me qëllim që të shpallin fitoren zgjedhore të partive të caktuara politike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë që e transmetoi Radio-televizioni shtetëror. Gjithashtu, thuhet më tej në komunikatë, “dyshohet se plani i organizatës kriminale ka qenë privimi nga liria i kryeministrit të Malit të Zi”.

Sipas Prokurorisë, organizatori i grupit, ish-drejtori i Xhandarmerisë serbe Branisllav Dikiq, të shtunën herët në mëngjes ka ardhur në Mal të Zi me qëllim të realizimit të mëtejshëm të planit kriminal dhe komandimit me personat e armatosur me qëllim të pushtimit të Kuvendit dhe institucioneve tjera shtetërore.

Arrestimi i serbëve dhe ish udhëheqësit të xhandarmërisë ka ndodhur në ditën kur në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Kryeministri Millo Gjukanovic ka thënë se Mali i Zi nuk do të dorëzohet përballë asnjë agresori e as grupeve kriminale.

Ndërkohë, Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë se është i habitur se si ka ndodhur që arrestimet të ndodhin pikërisht në ditën kur po mbahen zgjedhjet malazeze. Ka thënë se në këtë rast s’ka dorë Shteti i Serbisë.

Megjithëkëtë, zyrtarët e Qeverisë malaziase kishin paralajmëruar mundësinë që të ketë tensione në këtë shtet për shkak të tendencave të Rusisë për të pasur probleme në këtë shtet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.